☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,148 ▼ -2.01% ETH $2,240 ▼ -1.06% XRP $1.2548 ▲ +1.41% SOL $96.0400 ▼ -0.39%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
31 Tet 2026
Breaking
Boterori

Franca e zgjidh gjithçka në pjesën e dytë, mposht Marokun 2-0 dhe shkon në gjysmëfinale

Franca është gjysmëfinalistja e parë e turneut, pasi mposhti 2-0 Marokun në çerekfinalen e zhvilluar në Boston.

“Gjelat” dominuan takimin që nga minutat e para, duke krijuar raste të shumta, por portieri Bono mbajti në lojë marokenët me disa pritje vendimtare.

Ai ndali fillimisht Mbappen, ndërsa në minutën e 27-të priti edhe një penallti të sulmuesit francez, duke vonuar avantazhin e Francës.

Rezistenca e Marokut u thye në minutën e 60-të, kur Mbappe realizoi me një goditje të bukur nga hyrja e zonës për të zhbllokuar sfidën.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Dembele vulosi kualifikimin me një goditje të saktë nga distanca, duke mposhtur sërish Bonon.

Maroku tentoi të rikthehej në lojë në pjesën e mbetur të takimit, por nuk arriti të rihapte ndeshjen. Në fund, Franca administroi avantazhin dhe siguroi një fitore të pastër 2-0, duke prerë biletën për në gjysmëfinale.

REZULTATI

Francë-Marok 2-0

Mbappe 60′, Dembele 66′

NGJARJET KRYESORE

90+6′ Mbyllet sfida me fitoren 2-0 të Francës!

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

87′ Barcola hyn në zonë dhe godet, por Bonno arrin ta ndalë.

83′ Ounahi provon me një gjuajtje nga distasnca, por ndalet nga Maignan.

66′ Goool Franca 2-0/ Dembele provon me një gjuajtje nga distanca dhe e çon topin në cepin e portës ku Bonno nuk e arrin dot. (Video)

60′ Goool Franca 1-0/ Mbappe provon me një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës dhe tund rrjetën e marokenëve. (Video)

46′ Nis pjesa e dytë.

45+5′ Mbyllet pjesa e parë. 

45+2’ Franca nuk i ndal gjuajtjet drejt portës së Marokut, Digne tenton nga jashtë zonës në mënyrë spektakolare, por shtylla i mohon festën. (Video)

35’ Marokenët gabojnë në mbrojtje, Doue përfiton, por Bono sërish mrekullinë në një duel ballë për ballë. (Video)

33’ Dembele tenton nga jashtë zonës, topi kalon pranë shtyllës së dytë.

27’ Franca humbet penallti. Mbappe e merr përsipër, por Bono arrin ta ndalë, duke u treguar vendimtar. (Video)

25’ Mbappe shërbehet në perfeksion nga Olise dhe mësyn në zonë, ku me teknikën e tij i merr një faull Mazraouit dhe arbitri akordon menjëherë penallti.

18’ Franca e detyron Marokun të mbyllet në metrat e fundit të fushës. Kros nga e majta për Dembele, që godet me kokë, por nuk gjen kuadratin.

4’ Sinjali i parë vjen shpejt. Mbappe tenton fort nga jashtë zonës, e ndal Bono. Në zhvillimet e këndores portieri tregohet sërish vendimtar ndaj goditjes me kokë të Upamecano. (Video)

1′ Nis ndeshja, kërkohen gjysmëfinalet. 

FORMACIONET ZYRTARE

Franca: Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Digne; Kone, Rabiot; Dembele, Olise, Doue; Mbappe; Trajner. D. Deschamps;

Maroku: Bono; Salah-Eddine, Mazraoui, Diop, Hakimi; Aynaoui, Bouaddi; Khannouss, Ounahi, Talbi; Diaz; Trajner: M. Ouahbi;

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.