☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 73.75 ▼0.15%
ARI 4,136 ▼1.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $63,700 ▼ -0.85% ETH $1,721 ▼ -0.92% XRP $1.1181 ▼ -1.62% SOL $71.5200 ▼ -3.47%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.75 ▼0.15 % ARI 4,136 ▼1.6 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.75 ▼0.15 % ARI 4,136 ▼1.6 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Bota

Franca i shpall luftë lajmeve të rreme, ligji miratohet në parlament

Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj të ri, i cili synon të fuqizojë gjykatësit për të urdhëruar largimin e menjëhershëm të lajmeve të rreme” gjatë fushatave zgjedhore.

Por kritikët thonë se ky ligj kontrovers kundër manipulimit të informacionit mund të rrezikojë demokracinë dhe të censurojë shtypin.

Ligji i ideuar nga Presidenti Emmanuel Macron u refuzua dy herë nga senati përpara se të miratohej nga parlamenti të martën.

Ky ligj konsiderohet përpjekja e parë në Europën Perëndimore për të ndaluar zyrtarisht lajmet e rreme.

Macron ka thënë se ai beson se interneti duhet të rregullohet.

Me ligjin e ri, kandidatët dhe partitë politike do të mund të apelojnë te një gjykatës për të ndalimin e informacionit të rremë gjatë tre muajve para zgjedhjeve.

Ligji gjithashtu lejon që CSA, Agjencia Kombëtare e Transmetimit Kombëtar, të ketë autoritetin për të pezulluar kanalet televizive “të kontrolluara nga një shtet i huaj ose nën ndikimin” e atij shteti nëse ata “shpërndajnë me forcë informacione të rreme që mund të ndikojnë në votim”.

Kjo do të thotë se Franca ka fuqinë për të marrë masa ndaj çdo stacioni të huaj televiziv të dyshuar për përhapjen e “lajmeve të rreme”.

Ligji po ashtu thekson se përdoruesve duhet t’u garantohet “informacion i paanshëm, i qartë dhe transparent” sesi përdoren të dhënat e tyre personale.

Mediat duhet të bëjnë të ditur burimin e parave që kanë marrë për të promovuar informata të caktuara.

Ata që e mbështesin ligjin thonë se qëllimi është të luftojë përhapjen e lajmit të rremë, jo të censurojë opinionet.

Kushdo që shkel ligjin mund të përballet me një vit burg dhe një gjobë prej 75 000 €.

Qeveria franceze është akuzuar nga kundërshtarët e krahut të djathtë dhe të majtë se ka krijuar një “polici të mendimit”.

Nuk janë të paktë ata që e kundërshtojnë ashpër këtë ligj.

“Kaq ishte, ligji për lajmet e rreme u miratua nga Parlamenti. Shteti francez në fund ka një monopol për të vërtetën dhe shpërndarjen e lajmit. Tani mund të censurojë me ligj çdo gjë që nuk i pëlqen. Po kthehemi në vitin 1930”, shkroi politikani francez dhe ish-anëtar i Frontit Nacional, Julien Rochedy.

Ligji gjithashtu është kritikuar rëndë nga mediat ruse, të cilët thonë se mund të rrezikojë demokracinë dhe të censurojë shtypin.

Ligji i ri është kritikuar ashpër edhe nga mediat ruse, të cilat shkruajnë se ai mund të dëmtojë demokracinë dhe të censurojë shtypin. Televizioni shtetëror, RT, shprehet se ky ligj ka në shënjestër mediat e huaja.

Kryeredaktorja Margarita Simonyan e quajti ligjin një “luftë banale, të modës së vjetër dhe të mërzitshme kundër mendimit ndryshe”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.