☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,693 ▼0.66%
DOW 52,106 ▼0.14%
NASDAQ 26,326 ▼1.45%
NAFTA 97.63 ▲1.17%
ARI 4,188 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,540 ▼ -0.7% ETH $2,439 ▲ +0.4% XRP $1.3131 ▼ -1.54% SOL $104.4200 ▼ -0.96%
S&P 500 7,693 ▼0.66 % DOW 52,106 ▼0.14 % NASDAQ 26,326 ▼1.45 % NAFTA 97.63 ▲1.17 % ARI 4,188 ▲0.42 % S&P 500 7,693 ▼0.66 % DOW 52,106 ▼0.14 % NASDAQ 26,326 ▼1.45 % NAFTA 97.63 ▲1.17 % ARI 4,188 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Europa

Francë, a po manipulohen politikisht protestat në prag të zgjedhjeve?

Pasioni i francezëve për të protestuar është i njohur në Evropë. Përgjatë viteve të fundit kemi parë protestën e fermerëve kundër kostos së lartë të prodhimit, atë të të rinjve të maskuar e që sulmojnë policinë me bomba artizanale në zonat periferike, si dhe raste të tjera.

Aktualisht, prej javësh, disa mijëra studentë kanë ngritur barrikada në hyrjet e shkollave dhe e kanë zbritur zemërimin e tyre në rrugë. Të shtunën, në mbarë Francën janë njoftuar protesta të reja.

Me studentët pritet të bashkohen sindikatat e punëtorëve dhe figurat kyçe të asaj që njihet si lëvizja e Jelekëve të Verdhë.

Por kryeministri Sebastien Lecornu sugjeroi këtë javë se zemërimi i studentëve po manipulohej politikisht, në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Jelekët e Verdhë protestuan kundër rritjes së kostos së jetesës për më shumë se një vit, prej 2018-s, duke e kthyer lëvizjen e tyre në një nga demonstratat më jetëgjata në historinë e Francës.

Jerome Rodrigues, një aktivist i grupimit në fjalë, ka përdorur Instagramin për të inkurajuar njerëzit që t’i bashkohen demonstratave të së shtunës.

“Protestat duhet t’i japin zë atyre që duan një jetë dinjitoze dhe që nuk duan më të numërojnë çdo qindarkë, apo të zgjedhin mes ushqimit apo makinës”, ka thënë ai në një video.

Sipas Rodrigues, zemërimi nuk ka një parti politike dhe po ashtu as një frigorifer i boshatisur. Në këto kushte shtrohet pyetja, çfarë po ndodh në ekonominë e dytë të BE-së?

Problemet sociale, kostot e larta të huamarrjes qeveritare, një Parlament thellësisht i përçarë dhe një vajtje-ardhje e kryeministrave, 6 në 5 vjet, kanë trazuar vendin.

Dhe, duke parë këto zhvillime, a mund të thuhet se Franca ndodhet në pikën e fundit? Dhe çfarë do të thotë kjo situatë për Eurozonën?

“Nuk mund ta krahasosh Francën me krizën greke të vitit 2012, apo Argjentinën e vitit 2001. Tregjet financiare e dinë këtë”, thotë ekonomistja Anne Laure Delatte për BBC.

Sipas saj, situata e vendit ngjason më tepër me Britaninë e vitit 2023, kur kryeministre ishte Liz Truss dhe kur i ashtuquajturi buxheti i vogël i qeverisë çoi në rënien drastike të paundit, rritje të bondeve qeveritare dhe të kuotave të hipotekës.

Motoja kombëtare e Francës është “Liri, barazi, vëllazëri”, por kjo nuk është ndjesia që vendi të përcjell kur sheh rrugët e mbushura me protesta dhe videot virale në rrjetet sociale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.