Bota

FRANCE: Partia e Macron fiton ndjeshëm legjislativet në raundin e parë

Partia e qendrës e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe aleatët e tij fituan ndjeshëm dje raundin e parë të legjislativeve me 32,32 për qind të votave, sipas rezultateve përfundimtare.

Partia e Macron, “La Republique En Marche” (LREM) dhe aleatët e tij “MoDem” arritën të distancojnë të djathtën (21,56 për qind) dhe Frontin Nacional (ekstremi i djathtë, 13,2 për qind), sipas rezultateve përfundimtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Partia e së majtës radikale “France Insoumise” (LFI), e Jean Luc Melenchon dhe Partia Komuniste arritën 13,74 për qind të votave, ndërsa Partia Socialiste dhe aleatët e saj arritën vetëm 9,51 për qind.

Nga ana tjetër abstenimi arriti nivelin rekord të 51,29 për qind.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button