☁️
Tiranë 17°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.05 ▼1.68%
ARI 4,038 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,232 ▼ -1.55% ETH $2,322 ▼ -2.07% XRP $1.2928 ▼ -3.05% SOL $100.3300 ▼ -2.3%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.05 ▼1.68 % ARI 4,038 ▼0.33 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.05 ▼1.68 % ARI 4,038 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

Policia:Arrestohet vrasësi i ish-komisarit Artan Cuko

24 vjecari Mikel Shallari është vrasësi i ish-komisarit të policisë Artan Cuku, më 8 prill 2017, në Tiranë.
Lajmi u bë i ditur të dielën gjate një konference për shtyp, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, i cili deklaroi arrestimin të shtunën të Mikel Shallarit.

“Pas një pune intensive të strukturave Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe në vlerësim të informacione, formave dhe metodave policore e shkencore, por dhe në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë, më 10 qershor, u bë i mundur ndalimi i të dyshuarit të vrasjes së ndodhur më 8 prill të shtetasit Artan Cuku, ish-oficer policie. Autor i kësaj ngjarje është shtetasi, Mikel Edmond Shallari, i datëlindjes 1993, lindur në Kuçovë dhe banues në Qytetin Studenti, Tiranë”, deklaroi drejtori Çako.

Vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, shtoi ai.

I pyetur nga gazetarët, kreu i Policisë së Shtetit pohoi se ekzekutori është person me precedentë penalë.

Duke siguruar familjarët e komisarit te vrare, për një hetim të gjithanshëm në lidhje me këtë çështje, Çako tha gjithashtu se po punohet edhe për arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në ngjarje.

“Provat e grumbulluara deri në këtë moment janë të konsiderueshme bazuar në Kodin e Procedurës Penale. Vazhdojmë punën për dokumentimin e plotë edhe të bashkëpunëtorëve”, tha ai.

Prokurori i çështjes, Enrik Ligori, i pranishëm në konferencën për shtyp, tha se dihet tashmë ekzekutori i vrasjes, por nuk dihen ende arsyet e krimit dhe se kush qëndron pas tij.

“Dimë që dora që ka tërhequr këmbëzën është Mikel Shallari. Kush është ideatori i këtij krimi nuk mund ta themi dot. Ne sot dimë ekzekutorin. Ideatorin ende nuk e dimë. Mund të jetë Shallari, mund të jetë dikush tjetër. Ne po hetojmë”, tha prokurori.  Por, shtoi ai, Shallari vazhdon ta mohojë përfshirjen në këtë ngjarje.

Ish-komisari Artan Cuku mbeti i vrarë mbrëmjen e 8 prillit në hyrjen e pallatit ku banonte, në Tiranë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.