☁️
Tiranë 32°C · Vranët 30 June 2026
S&P 500 7,495 ▲0.74%
DOW 52,378 ▲0.37%
NASDAQ 26,176 ▲1.38%
NAFTA 69.87 ▼1.24%
ARI 4,047 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $58,543 ▼ -2.2% ETH $1,573 ▼ -0.65% XRP $1.0411 ▼ -0.91% SOL $73.6200 ▼ -0.38%
S&P 500 7,495 ▲0.74 % DOW 52,378 ▲0.37 % NASDAQ 26,176 ▲1.38 % NAFTA 69.87 ▼1.24 % ARI 4,047 ▲0.19 % S&P 500 7,495 ▲0.74 % DOW 52,378 ▲0.37 % NASDAQ 26,176 ▲1.38 % NAFTA 69.87 ▼1.24 % ARI 4,047 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
30 Jun 2026
Breaking
Kosova

Frontex: Serbia po u hap derën rusëve dhe kinezëve drejt BE-së

Agjencia Evropiane për Rojën Kufitare dhe Bregdetare (Frontex) ka paralajmëruar se shtetasit e Rusisë dhe Kinës do të vazhdojnë ta keqpërdorin regjimin pa viza në disa vende të Ballkanit Perëndimor për të hyrë më pas në mënyrë të parregullt në Bashkimin Evropian.

Në vlerësimin e saj të rrezikut për periudhën 2026-2027, Frontex thekson se Serbia mbetet korridori kryesor i kësaj rruge migratore, së bashku me Bosnjë e Hercegovinën dhe Kroacinë, ndërsa Brukseli po kërkon harmonizimin e politikave të vizave me ato të BE-së.

Sipas raportit, shtetasit rusë dhe kinezë vazhdojnë të përfitojnë nga regjimi liberal i vizave në disa vende të rajonit, duke mbërritur me rrugë ajrore dhe më pas duke tentuar të vazhdojnë udhëtimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Frontex vlerëson se, pavarësisht operacioneve policore dhe faktorëve sezonalë, këto abuzime do të vazhdojnë edhe gjatë viteve të ardhshme. Agjencia paralajmëron se politikat e paharmonizuara të vizave në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë të krijojnë mundësi për hyrje të parregullta në BE.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet Serbisë, e cila vazhdon të mbajë regjim pa viza për shtetasit rusë dhe kinezë. Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, dhjetëra mijëra rusë janë zhvendosur në Serbi. Sipas vlerësimeve të organizatave joqeveritare, mbi 67 mijë shtetas rusë kanë marrë leje të përkohshme qëndrimi në Serbi deri në fund të vitit 2024. Edhe turistët kinezë mbeten ndër grupet më të mëdha që vizitojnë vendin pa pasur nevojë për vizë.

Raporti lidhet edhe me kritikat e vazhdueshme që Bashkimi Evropian i ka drejtuar Serbisë për mosharmonizimin e politikës së vizave me atë evropiane. Përveç faktit se Beogradi nuk ka vendosur ende sanksione ndaj Rusisë, ai është kritikuar vazhdimisht edhe për ruajtjen e regjimit pa viza për shtetasit rusë, të cilin Brukseli e konsideron një faktor që lehtëson migrimin e parregullt drejt BE-së.

Ndërkohë, disa vende të rajonit kanë nisur ndryshimin e politikave të tyre. Mali i Zi ka konfirmuar se deri në shtator të këtij viti do të vendosë viza për shtetasit rusë, si pjesë e detyrimeve në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kosova dhe Maqedonia e Veriut tashmë kërkojnë viza si për shtetasit rusë, ashtu edhe për ata kinezë.

Përveç Rusisë dhe Kinës, Frontex përmend edhe shtetasit e Turqisë si një nga grupet që vazhdojnë të shfrytëzojnë regjimin pa viza në pjesë të Ballkanit Perëndimor për të tentuar më pas hyrjen në Bashkimin Evropian. /REL

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.