🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,752 ▼0.08%
DOW 53,877 ▼0.3%
NASDAQ 26,613 ▼0.29%
NAFTA 81.93 ▲4.8%
ARI 4,448 ▲1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $64,068 ▼ -1.74% ETH $1,880 ▼ -2.22% XRP $1.0233 ▼ -1.67% SOL $76.2100 ▼ -1.35%
S&P 500 7,752 ▼0.08 % DOW 53,877 ▼0.3 % NASDAQ 26,613 ▼0.29 % NAFTA 81.93 ▲4.8 % ARI 4,448 ▲1.09 % S&P 500 7,752 ▼0.08 % DOW 53,877 ▼0.3 % NASDAQ 26,613 ▼0.29 % NAFTA 81.93 ▲4.8 % ARI 4,448 ▲1.09 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Kosova

Fruthi në rritje në Kosovë, regjistrohen 112 raste – 50 raste të reja në vetëm një muaj

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar për 13 raste të reja të fruthit gjatë javës së fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në Kosovë ka arritur në 112.

Sipas IKSHPK-së, shqetësues mbetet ritmi i rritjes së rasteve, veçanërisht gjatë një periudhe të shkurtër kohore.

Më 10 korrik në Kosovë ishin raportuar gjithsej 62 raste, ndërsa deri më 10 gusht janë regjistruar edhe 50 raste të reja, duke e çuar numrin total në 112 raste të fruthit.

Sipas shpërndarjes territoriale, numri më i madh i rasteve është raportuar në Prishtinë, me 37 raste. Pas saj renditet Fushë-Kosova me 29 raste, ndërsa Ferizaj ka 12 raste.

Rastet janë raportuar edhe në komunat e tjera. Në Kaçanik janë regjistruar shtatë raste, në Obiliq gjashtë, ndërsa nga tri raste janë raportuar në Drenas dhe Lipjan.

Nga dy raste janë evidentuar në Gjilan, Skenderaj, Shtime, Shtërpcë dhe Vushtrri, ndërsa nga një rast është raportuar në Deçan, Graçanicë, Podujevë dhe Viti.

Intensifikohen vaksinimet

IKSHPK ka bërë të ditur se gjatë javës së fundit ekipet e vaksinimit në komunat me numrin më të lartë të rasteve të fruthit kanë intensifikuar aktivitetet në terren.

Aktivitetet janë zhvilluar në Prishtinë, Fushë-Kosovë, Ferizaj, Obiliq, Vushtrri dhe Skenderaj, ku gjithsej 147 fëmijë që kishin vonesa në vaksinim sipas kalendarit të rregullt janë vaksinuar me vaksinën MMR.

Instituti ka apeluar te qytetarët që çdo person që shfaq simptoma të dyshimta të fruthit të kërkojë menjëherë ndihmë mjekësore në institucionet më të afërta shëndetësore.

Ndër simptomat e përmendura janë temperatura e lartë, skuqjet apo ndryshimet në lëkurë, kolla, rrufa dhe konjunktiviti.

IKSHPK ka paralajmëruar se, për shkak të infektueshmërisë së lartë të fruthit dhe rrezikut të përhapjes në komunitet, nevojitet angazhim i përbashkët i institucioneve përgjegjëse, profesionistëve shëndetësorë, prindërve dhe komunitetit.

“Duke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që shkakton fruthi, IKShPK bën thirrje për angazhim të përbashkët të institucioneve përgjegjëse, profesionistëve shëndetësorë, prindërve dhe gjithë komunitetit për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së fruthit”, thuhet në njoftim.

Instituti ka theksuar se vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e personave të pavaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.