⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 22 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
₿ CRYPTO
BTC $60,179 ▲ +3.82% ETH $1,694 ▲ +3.36% XRP $0.9262 ▲ +3.47% SOL $69.9400 ▲ +2.75%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
22 Nën 2026
Breaking
Sporti

FSHF forcon mbështetjen për futbollin e moshave dhe vajzave, miratohet skema e incentivave për klubet

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar një paketë incentivash për klubet që aktivizohen në kampionatet e moshave dhe futbollit të vajzave, me synimin për të nxitur zhvillimin e ekipeve zinxhir, rritjen e pjesëmarrjes dhe zgjerimin e futbollit të vajzave në të gjithë vendin.

Skema e re parashikon mbështetje financiare për klubet në disa nivele të aktivitetit, me kritere të përcaktuara për secilin kampionat dhe me një plan zbatimi që shtrihet në tri sezone, nga 2026–2027 deri në 2028–2029.

Sezoni 2026–2027

Për kampionatet rajonale parashikohet një incentivë prej 150.000 lekësh neto për ekipet U-13/U-14 dhe 200.000 lekësh neto për ekipet e kategorisë tjetër të përcaktuar në skemë. Një nga kushtet për përfitimin është që ekipi të drejtohet nga një trajnere. Klubet që kanë ekipin zinxhir të kërkuar, të regjistruar dhe aktiv përfitojnë incentivën e plotë, ndërsa në mungesë të tij përfitojnë 50% të vlerës. Pagesa do të kryhet në dy këste.

Për Kampionatin Kombëtar U-17 është parashikuar një mbështetje prej 500.000 lekësh për ekip, e cila do t’u kalojë klubeve në dy këste, në muajt janar dhe qershor.

Ndërkohë, për Kategorinë Superiore Vajza A parashikohet një incentivë prej 2.400.000 lekësh për ekip. Kjo mbështetje do t’i kalojë klubit dhe do të përdoret për shpenzime të dokumentuara që lidhen me aktivitetin e ekipit të vajzave.

Sezoni 2027–2028

Skema parashikon hapa të tjerë për zgjerimin e futbollit të vajzave në nivel rajonal. Klubet ose shoqatat që arrijnë pragun e regjistrimeve të djemve për zonën përkatëse do të duhet të krijojnë të paktën një ekip vajzash. Ekipet e krijuara vetëm për të përmbushur këtë detyrim nuk do të përfitojnë incentivë.

Nga ana tjetër, klubet që kanë të tria ekipet aktive U-11, U-13/U-14 dhe U-15/U-16 dhe plotësojnë kriteret e përcaktuara do të përfitojnë 200.000 lekë për klub.

Për Kampionatin Kombëtar U-17, kusht për përfitimin e incentivës do të jetë edhe pasja e një ekipi U-11 të regjistruar dhe aktiv.

Sezoni 2028–2029

Në sezonin 2028–2029 parashikohet një tjetër hap për zgjerimin e futbollit të vajzave, me detyrimin për krijimin e dy ekipeve të vajzave për klubet që arrijnë pragun e dytë të regjistrimeve të djemve.

Ndërsa për Kampionatin Kombëtar U-17, kusht për përfitimin e incentivës do të jetë që klubi të ketë gjithashtu ekipet U-11 dhe U-13/U-14 të regjistruara dhe aktive.

Përmes kësaj pakete, FSHF synon të forcojë strukturat e futbollit në nivel klubesh, të nxisë krijimin dhe aktivizimin e ekipeve zinxhir dhe të rrisë përfshirjen e vajzave në futboll, duke ndërtuar një bazë më të gjerë për zhvillimin e këtij sporti në të gjithë vendin.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.