Nga Londra në Edinburg, Ansambli Kombëtar vijon rrugëtimin e kulturës shqiptare në skenat ndërkombëtare
Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Londër, korrikun e këtij viti, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore udhëton drejt Edinburgut, në Skoci.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri me dije sot se më 23 nëntor Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore do të sjellë spektaklin “Albania Through Byron’s Eyes”, “një festë të muzikës, valleve, kostumeve dhe traditave tona kombëtare”.
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, përmes programit kombëtar CulturALB dhe në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP), mbështet këtë rrugëtim ndërkombëtar, si pjesë e angazhimit për promovimin e artit shqiptar, zgjerimin e pranisë së institucioneve tona kulturore në skenat europiane dhe forcimin e lidhjeve me diasporën shqiptare.
Spektakli organizohet nga Empowered Women of Diaspora, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Diasporës, duke sjellë për herë të parë në skenën skoceze pasurinë artistike të Ansamblit tonë Kombëtar.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.