⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 22 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
₿ CRYPTO
BTC $61,126 ▲ +5.36% ETH $1,714 ▲ +4.61% XRP $0.9343 ▲ +4.32% SOL $70.6500 ▲ +3.74%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
22 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama dhe Mickoski inaugurojnë sistemin “One Stop Shop” në Qafë-Thanë, kryeministri paralajmëron shtrirjen në pikat e t

Një moment pozitiv dhe një hap konkret me një rëndësi të jashtëzakonshme për miliona njerëz që kalojnë këtë kufi, e ka cilësuar kryeministri Edi Rama promovimin e sistemit të integruar kufitar “One Stop Shop” në Qafë thanë. Së bashku me homologun e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, kreu i qeverisë shqiptare theksoi rëndësinë e çuarjes përpara të projektit madhor të Korridorit 8, i cili sipas Ramës ka një rëndësi strategjike për BE e NATO.

“Ne kemi një shprehje në shqip; beso e kontrollo. Deri tani në këtë doganë ishim kontrollo- kontrollo, tani jemi beso kontrollo dhe hapi tjetër është beso-beso që të mos kemi asnjë kontroll për t’u bërë pjesë e Europës pa kontrolle mes nesh. duhet ta përforcoj atë që tha Mickovski që jemi në një proces bashkëpunimi ku kemi shumë gjëra që duhet ti bëjmë së bashku dhe padiskutim një ndër to është që të punojmë për të çuar përpara projektin madhor të rëndësishme për BE e NATO, Korridorin 8. Falënderimi për të gjithë ata që punuan për këtë ditë për të realizuar këtë transformim që do tu vlejë miliona njerëzve dhe do të vijojmë edhe me pikat e tjera”.

Nga ana e tij Mickoski theksoi transformimin edhe në pikat e tjera doganore, për t’i shërbyer turizmit të zonës.

“Do ti forcojmë edhe lidhjet në pikat e tjera është një vlerë e shtuar për të dyja vendet për bashkëpunimin në fushën e turizmit rreth liqenit të Ohrit dhe Strugës dhe zonave të tjera”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.