⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 22 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
₿ CRYPTO
BTC $60,179 ▲ +3.82% ETH $1,694 ▲ +3.36% XRP $0.9262 ▲ +3.47% SOL $69.9400 ▲ +2.75%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
22 Nën 2026
Breaking
Kosova

Pse gratë duhet të punojnë dyfish më shumë për t’u dëshmuar në teknologji? Drenusha Salihu tregon sfidat

Gratë që punojnë në sektorin e teknologjisë dhe sigurisë kibernetike vazhdojnë të përballen me sfida që lidhen jo vetëm me numrin e tyre në industri, por edhe me mënyrën se si perceptohen profesionalisht.

Për këtë temë foli Drenusha Salihu, CEO e Women for Cyber, në episodin e dhejtë të podcastit “Rrugëtimi”.

Salihu tha se gjatë rrugëtimit të saj profesional i është dashur disa herë ta dëshmojë veten më shumë se kolegët burra.

E pyetur nëse, si grua në këtë industri, i është dashur të dëshmojë më shumë veten, ajo u përgjigj: “Fatkeqësisht po”.

Sipas saj, në shumë trajnime ka qenë pothuajse e vetmja grua e pranishme, ndërsa situata të ngjashme ka hasur edhe në ambientet e punës.

“Shumicën e herave kam qenë thuajse e vetmja femër prezente”, tha ajo.

Salihu tha se siguria kibernetike tradicionalisht është perceptuar si një fushë e dominuar nga burrat, gjë që shpesh krijon presion shtesë mbi gratë për ta dëshmuar kompetencën e tyre.

Sipas saj, ka pasur raste kur i është dashur “të punojë shumë më fort” në mënyrë që puna e saj të pranohet në të njëjtën mënyrë si ajo e kolegëve të tjerë.

Megjithatë, ajo theksoi se përvoja e saj nuk ka qenë vetëm negative dhe tregoi se një nga mentorët kryesorë në zhvillimin e saj profesional ka qenë burrë.

Një tjetër problem që Salihu identifikoi është mënyra se si e njëjta sjellje perceptohet ndryshe te gratë dhe te burrat.

“Edhe nëse e kemi një vend në tavolinë ku mund të diskutohet, ne duhet të punojmë dyfish më fort se sa burra që ta tregojnë veten”, tha ajo.

Sipas saj, kur një grua tregon vendosmëri në idetë e saj, ajo mund të perceptohet si “e ashpër”, ndërsa kur të njëjtën sjellje e shfaq një burrë, ai shihet si person me kompetencë dhe autoritet.

Salihu theksoi se sfida nuk është vetëm që më shumë gra të hyjnë në teknologji, por që ato të arrijnë edhe në pozita ku marrin vendime.

Sipas saj, gratë nuk duhet të kenë vetëm role teknike apo role që shërbejnë për të treguar se organizata ka përfaqësim gjinor.

“Mirëpo të ketë edhe gra të cilat kanë rol vendimmarrës edhe në drejtimin e organizatave ku punojnë”, tha ajo.

Ajo shtoi se mungesa e grave në pozita vendimmarrëse nuk është problem vetëm në Kosovë, por vërehet edhe në vende të tjera.

Përmes Women for Cyber, Salihu tha se synimi është që vajzave dhe grave t’u krijohen mundësi jo vetëm për zhvillim teknik, por edhe për lidership dhe vendimmarrje.

Diskutimin e plotë për rrugëtimin e saj profesional, gratë në teknologji dhe sfidat në sigurinë kibernetike mund ta ndiqni më poshtë. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.