🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 08 Tetor 2026
S&P 500 7,759 ▼0.55%
DOW 51,162 ▼0.04%
NASDAQ 27,187 ▼1.28%
NAFTA 91.93 ▲4.13%
ARI 4,155 ▲0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $80,978 ▼ -2.88% ETH $2,426 ▼ -5.28% XRP $1.3382 ▼ -5.75% SOL $106.8200 ▼ -8.46%
S&P 500 7,759 ▼0.55 % DOW 51,162 ▼0.04 % NASDAQ 27,187 ▼1.28 % NAFTA 91.93 ▲4.13 % ARI 4,155 ▲0.34 % S&P 500 7,759 ▼0.55 % DOW 51,162 ▼0.04 % NASDAQ 27,187 ▼1.28 % NAFTA 91.93 ▲4.13 % ARI 4,155 ▲0.34 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Politika

Tetë të shoqëruar për dhunë ndaj efektivëve, Policia reagon zyrtarisht për protestën para Kuvendit

Tetë persona janë shoqëruar nga Policia e Shtetit deri në orën 17:30, pas veprimeve të dhunshme të shënuara gjatë tubimit të zhvilluar sot pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas Policisë, disa prej pjesëmarrësve kanë shtyrë dhe kanë goditur me vezë, domate, gurë dhe sende të tjera punonjësit e policisë të planëzuar për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Policia bën me dije se, gjatë tubimit, efektivët u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve, përmes megafonit, që të ndalonin veprimet e kundërligjshme dhe të zbatonin urdhrat e ligjshëm për të mos cenuar perimetrin e sigurisë së Kuvendit dhe për të mos bllokuar rrugën.

“Në zbatim të ligjit dhe në përmbushje të detyrës, Policia e Shtetit hartoi planin e masave për garantimin e perimetrit të sigurisë, si dhe të rendit e sigurisë gjatë tubimit të paralajmëruar nëpërmjet mediave dhe rrjeteve sociale, që u mbajt para Kuvendit të Shqipërisë ditën e sotme.

Gjatë tubimit, disa prej pjesëmarrësve kanë shtyrë dhe goditur me vezë, domate, gurë dhe sende të tjera punonjësit e Policisë të planëzuar në shërbim.

Punonjësit e Policisë, në zbatim të ligjit për tubimet, u kanë bërë thirrje, nëpërmjet megafonit, këtyre shtetasve që të mos vijonin veprimet e kundërligjshme ndaj punonjësve të Policisë dhe të zbatonin urdhrat e ligjshëm të Policisë, që të mos cenonin perimetrin e sigurisë së Kuvendit të Shqipërisë dhe të mos bllokonin rrugën. Këto urdhra nuk janë zbatuar nga disa prej pjesëmarrësve në tubim.

Në këto kushte, punonjësit e Policisë, në zbatim të procedurave standarde të punës, me qëllim neutralizimin e veprimeve të dhunshme të disa prej pjesëmarrësve në tubim, kanë përdorur spraj individual policor dhe, në vijim të veprimeve, kanë shoqëruar, deri në orën 17:30, tetë persona që kryenin veprime të dhunshme.

Shërbimet e Policisë po kryejnë detyrën me korrektësi dhe profesionalizëm, për të garantuar rendin, sigurinë dhe ushtrimin e së drejtës së çdo qytetari për të protestuar paqësisht.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për pjesëmarrësit në tubim që të respektojnë ligjin dhe të mos kryejnë veprime të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë, pasi çdo veprim i kundërligjshëm do të trajtohet në përputhje me ligjin”, njoftojnë blutë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.