BM – Dy letonezë arrestohen me dyshimin për hyrje të paligjshme në një bazë të RAF
LONDËR, 8 tetor /ATSH-DPA/ – Dy shtetas letonezë janë arrestuar pasi dyshohet se kanë kapërcyer gardhin rrethues të një baze të Forcave Ajrore Mbretërore britanike (RAF) që përdoret nga inteligjenca ushtarake amerikane.
Dy burrat, 36 dhe 32 vjeç, u arrestuan pasi u gjetën sot. brenda bazës “RAF Molesworth”, në Cambridgeshire.
Ata dyshohen për hyrje në një zonë të ndaluar me një qëllim që mund të dëmtojë interesat e Britanisë së Madhe.
Patrullat e sigurisë së Ministrisë britanike të Mbrojtjes kishin konstatuar një automjet të braktisur pranë perimetrit të bazës.
Gjatë kontrolleve të mëtejshme u zbulua një dëmtim i vogël në gardhin rrethues.
Dy burrat, shtetas letonezë me banim në Britani të Madhe u lokalizuan dhe u arrestuan.
Fillimisht ata u ndaluan nën dyshimin për hyrje të paautorizuar në një objekt të mbrojtur dhe dëmtim kriminal, përpara se ndaj tyre të ngrihej një dyshim shtesë në bazë të nenit 4 të Ligjit për Sigurinë Kombëtare të vitit 2023.
Sipas faqes së CIA-s, baza “RAF Molesworth” strehon qendra të operacioneve të zbulimit amerikan për Evropën dhe Afrikën, si dhe një qendër të zbulimit të NATO-s.
Të dy të arrestuarit ndodhen ende në paraburgim, ndërsa hetimet vazhdojnë. /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.