🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 08 Tetor 2026
S&P 500 7,759 ▼0.55%
DOW 51,162 ▼0.04%
NASDAQ 27,187 ▼1.28%
NAFTA 91.93 ▲4.13%
ARI 4,155 ▲0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $80,978 ▼ -2.88% ETH $2,426 ▼ -5.28% XRP $1.3382 ▼ -5.75% SOL $106.8200 ▼ -8.46%
S&P 500 7,759 ▼0.55 % DOW 51,162 ▼0.04 % NASDAQ 27,187 ▼1.28 % NAFTA 91.93 ▲4.13 % ARI 4,155 ▲0.34 % S&P 500 7,759 ▼0.55 % DOW 51,162 ▼0.04 % NASDAQ 27,187 ▼1.28 % NAFTA 91.93 ▲4.13 % ARI 4,155 ▲0.34 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Kosova

Abdixhiku: Ligji për Specialen nuk prodhon efektin juridik që iu premtua qytetarëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me zhvillimet pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se qytetarëve u janë dhënë premtime që nuk mund të realizohen përmes një ligji vendor.

Abdixhiku, përmes një reagimi të publikuar të enjten, ka thënë se kanë kaluar më pak se 48 orë nga miratimi i ndryshimeve dhe se, sipas tij, tashmë po dëshmohet se nisma nuk prodhon efektin juridik që u është premtuar qytetarëve.

“Ende pa u mbushur 48 orë, qenkan habitur që ligji nuk prodhon efektin juridik që ju premtuan. Që e gjithë kjo nismë e ide ishte veç një mashtrim me emocionet e një populli të lënduar”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka akuzuar kundërshtarët politikë se e kanë përdorur çështjen e Dhomave të Specializuara për përfitime politike dhe ka pretenduar se LDK-ja kishte paralajmëruar me kohë për pasojat juridike të kësaj nisme.

“PO, JU KANË MASHTRUAR! DHE PO, UA KEMI THËNË!”, ka shkruar ai.

Sipas Abdixhikut, LDK-ja kishte shprehur qëndrimin e saj në Kuvend më 5 tetor, një ditë para miratimit të ndryshimeve ligjore.

Në qëndrimin zyrtar të LDK-së, të cilin Abdixhiku e ka ripublikuar, thuhet se partia e tij e konsideron luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “të shenjtë”, por se çdo veprim institucional duhet të jetë në përputhje me drejtësinë, të drejtat e të akuzuarve dhe interesin e Kosovës.

LDK-ja kishte theksuar se një votim në Kuvend nuk mund të zhbëjë një aktgjykim dhe as të zëvendësojë betejën juridike.

“Dhomat e Specializuara mbështeten në një kornizë kushtetuese dhe në detyrime ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. Ndryshimi i një ligji të zakonshëm nuk i shfuqizon këto detyrime dhe nuk mund ta anashkalojë Kushtetutën”, thuhet në qëndrimin e LDK-së.

Partia kishte paralajmëruar gjithashtu se miratimi i ndryshimeve në Kuvend nuk garanton automatikisht zbatimin e tyre apo rezultatin që u është premtuar qytetarëve.

“Nëse dispozitat shpallen antikushtetuese, ato mund të shfuqizohen. Kjo nismë, rrjedhimisht, mund të mos prodhojë efektin juridik që pretendohet, ndërkohë që pasojat e saj politike dhe ndërkombëtare mund t’i mbeten Kosovës”, thuhej në qëndrimin e LDK-së të 5 tetorit.

Në këtë kuadër, Abdixhiku ka thënë se LDK-ja kishte refuzuar të bëhej pjesë e nismës, duke e arsyetuar këtë me rreziqet juridike, politike dhe ndërkombëtare që, sipas saj, ajo bart.

“Ne nuk e mashtrojmë popullin me iniciativa që nuk prodhojnë efektin juridik që u premtohet qytetarëve. Nuk ushqejmë shpresa të rreme dhe nuk i përdorim dhimbjen e ndjenjat e njerëzve për përfitime politike”, thuhej në qëndrimin e LDK-së.

Reagimi i Abdixhikut vjen në një kohë kur Bashkimi Evropian ka deklaruar se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.

Zëdhënësi i BE-së, Christian Wigand, ka kërkuar nga Kosova që të respektojë mandatin dhe pavarësinë e Dhomave të Specializuara, duke theksuar rëndësinë e llogaridhënies, drejtësisë për viktimat dhe mbrojtjes së dëshmitarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.