☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 27 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 69.23 ▼3.74%
ARI 4,096 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
₿ CRYPTO
BTC $60,760 ▲ +0.95% ETH $1,604 ▲ +1.48% XRP $1.0763 ▲ +2.85% SOL $72.7900 ▲ +0.44%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
27 Jun 2026
Breaking
Kosova

“Fushata më agresive ndonjëherë”, Rashiq kërkon që qytetarët të votojnë të lirë pa presione

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive të Kosovës (PDS), Nenad Rashiq, ka deklaruar se fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare është shoqëruar me presione dhe metoda represive, duke e cilësuar atë si një nga më të ashprat dhe më agresivet deri më tani.

Duke folur në ditën e votimit, Rashiq tha se pret që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë demokratike, pavarësisht ngjarjeve që, sipas tij, kanë shënuar javët e fundit të fushatës.

“Kjo fushatë zgjedhore, veçanërisht faza e saj e fundit, do të mbahet mend si një nga më të ashprat dhe më agresivet deri më tani”, tha ai.

Sipas Rashiqit, partia që ai drejton nuk ka përdorur asnjëherë metoda që mund të konsiderohen represive ndaj qytetarëve, duke akuzuar kundërshtarët politikë se kanë ndjekur një qasje të tillë gjatë garës zgjedhore.

“Ne kemi stilin tonë të komunikimit, të qasjes ndaj qytetarëve dhe të të bërit politikë. Asnjëherë nuk kemi menduar, e aq më pak të kemi përdorur, metoda që mund të konsiderohen represive, ndryshe nga kundërshtarët tanë politikë, të cilët duket se njohin vetëm këtë mënyrë veprimi”, deklaroi ai.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë kanë ndërmarrë veprime në Graçanicë lidhur me dyshimet për presion ndaj votuesve. Policia dhe Prokuroria e Kosovës kanë arrestuar disa persona të dyshuar për ushtrim të presionit ndaj qytetarëve për të votuar për Listën Serbe.

Rashiq tha se pret që qytetarët të votojnë duke u bazuar në interesat e tyre dhe jo, siç u shpreh ai, nën ndikimin e narrativave që i dezinformojnë ose i mbajnë peng të një sistemi që po humbet fuqinë.

“Besoj se qytetarët do t’i shohin gjërat me më shumë realizëm. Jo përmes narrativave që fatkeqësisht shpesh i mashtrojnë, i dezinformojnë dhe i shtyjnë drejt përfundimeve sipërfaqësore, por duke kuptuar se jeta nuk ka alternativë dhe nuk mund të presë. Për këtë arsye, politika duhet të merret me çështje konkrete dhe me zgjidhje praktike, e jo me premtime utopike që shpesh paraqiten si të realizueshme, por që në fakt nuk janë të tilla”, deklaroi Rashiq.

Ai shprehu bindjen se subjekti i tij do të sigurojë përfaqësim në Kuvend, ndërsa rezultatin final e lidhi me vullnetin e qytetarëve për të marrë vendime të lira për të ardhmen e tyre. /RTK/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.