🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 27 May 2026
S&P 500 7,527 ▲0.11%
DOW 50,707 ▲0.49%
NASDAQ 26,678 ▲0.08%
NAFTA 88.91 ▼5.3%
ARI 4,486 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $74,984 ▼ -1.25% ETH $2,055 ▼ -0.73% XRP $1.3293 ▼ -0.18% SOL $83.9900 ▲ +0.39%
S&P 500 7,527 ▲0.11 % DOW 50,707 ▲0.49 % NASDAQ 26,678 ▲0.08 % NAFTA 88.91 ▼5.3 % ARI 4,486 ▼1.08 % S&P 500 7,527 ▲0.11 % DOW 50,707 ▲0.49 % NASDAQ 26,678 ▲0.08 % NAFTA 88.91 ▼5.3 % ARI 4,486 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061
27 May 2026
Breaking
Opinion

Futjen e Shqipërisë në BE mund ta dështojë vetëm drejtësia

Nga Mero Baze

E gjithë beteja njëvjeçare e opozitës kundër qeverisë në raport me procesin e integrimit në Evropë u përqendrua tek fakti që vlerësimi i ndërmjetëm do ishte negativ dhe Shqipëria do mbetej në vendnumëro. Vlerësimi i ndërmjetëm u bë pozitiv dhe Shqipëria tani është në procesin e përmbushjes së kushteve finale për anëtarësim.

Sapo ky proces përfundoi, tani ka filluar një betejë e re duke thënë se Gjermania dhe Holanda kanë shumë rezerva dhe do bëjnë monitorim të fortë të kushteve. Kur dëgjon ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri dhe atë të Holandës, kupton se kushtet për të cilat flasin ata janë problemet reale që ka Shqipëria. Ato lidhen kryesisht me pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe shmangien e mbrojtjes politike të zyrtarëve të lartë nën akuzë.

Në të vërtetë, Shqipëria ka probleme shumë më të forta në këtë drejtim se sa citojnë dy diplomatët perëndimorë.

Problemi që ka drejtësia e re në Shqipëri është se ajo po dëshmon “paprekshmëri” nga ligji dhe paaftësi të thellë në dhënien e drejtësisë.

Kërkesat e diplomatëve perëndimorë janë jo vetëm normale, por minimaliste në raport me pretendimet që ne kemi për Reformën në Drejtësi.

Reforma në Drejtësi u bë për t’u kthyer qytetarëve besimin tek drejtësia, për t’u dhënë atyre drejtësi dhe për të qenë tërësisht e pavarur nga politika.

Pavarësia nga politika është arritur dhe kjo mund të quhet një fitore. Por drejtësia për qytetarët është përkeqësuar dhe paaftësia e prokurorëve dhe gjyqtarëve për të përmbyllur proceset ndaj zyrtarëve të lartë me kompetencë është shumë larg standardit të një drejtësie serioze. Procesi ka prodhuar ose prokurorë përndjekës, ose prokurorë të paaftë që fotokopjojnë mijëra faqe si “prova” për t’u dukur sikur kanë punuar dhe bëhen protagonistë politikë.

Kjo është një fazë kalimtare.

Problemi është që pas disa vitesh do kërkojmë të gjithë një bilanc të Reformës në Drejtësi dhe ai do të jetë shumë i keq. Do të kemi gjyqe ndaj zyrtarëve të lartë ku shkeljet proceduriale dhe paaftësia në hetim do t’u japin atyre alibi për përndjekje politike.

Do të kemi qindra mijëra qytetarë shqiptarë në pritje të marrjes së drejtësisë, do të kemi një prokurori dhe gjyqësor edhe më të korruptuar, por ama do t’i kemi të pavarur nga politika.

Atëherë pyetja lind se kush do mbajë përgjegjësi për këtë bilanc pas disa vitesh?

Natyrisht politika, ajo e cila tani praktikisht nuk ka më asnjë pushtet mbi drejtësinë.

Ne mund të dështojmë të futemi në Evropë, jo se nuk po përmbushim kushtet për një drejtësi të pavarur nga politika, por pikërisht se pavarësia e plotë që ka drejtësia nga politika ka krijuar një pushtet paralel politik të tyre që duan të diktojnë politikën. Dhe dështimi i Shqipërisë do ta ketë emrin drejtësi.

Por jo se kontrollohet nga Rama apo Berisha, por se nuk kontrollohen as nga ligji.

Vendet perëndimore do të jenë në të drejtën e tyre të plotë të mos na pranojnë në BE, kur të shikojnë se kjo drejtësia e re do masakrojë çdo shtetas të huaj që do ketë ndonjë hall me drejtësinë në Shqipëri, ashtu siç po masakron sot bizneset e huaja që kanë probleme me drejtësinë apo bizneset e mëdha shqiptare.

Përpara këtij rreziku që është real, këto kushtet që kanë diplomatët për drejtësinë janë aq të buta, sa ngjajnë sikur duan të mos e shikojnë të vërtetën e hidhur që është shumë më e rëndë se sa ata thonë.

Ne do të dështojmë prej drejtësisë, por jo se ajo është nën kontrollin e politikës, por se ajo po bën politikën e saj për të krijuar imunitet, që të mos japë llogari askund dhe të mbrohet politikisht për paaftësinë e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.