Gara shpejtësie në rrugët e Tiranës, sekuestrohen 9 automjete sportive
Vetëm një javë pasi u sekuestruan disa makina luksoze që bënin gara shpejtësie në rrugët kryesore të qytetit, sërish janë shoqëruar në ambientet e policisë edhe 9 persona të tjerë, si dhe janë sekuestruar automjetet e tyre sportive.
Sipas policisë një mjet Volkswagen dhe Mercedes Benz, janë konstatuar teksa bënin gara me shpejtësi tek mbikalimi i Kopështit Zoologjik në drejtim të një qendre tregtare.
Gjithashtu edhe në sheshin “Nënë Tereza” janë konstatuar mjete duke bërë gara me shpejtësi dhe ‘drift’, ku janë ndaluar një mjet Honda, 4 lloje Mercedes Benz, një BMW dhe një Nissan.
Drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan nga agjentët verifikues me gjobë. Ata janë bërë rrezik për drejtuesit e tjerë si dhe përdorues të tjerë të rrugës të cilët përdorin rrugët e Tiranës, gjithashtu dhe shqetësim për banorët e zonës.
Mjetet janë shoqëruar në ambjentet e Policisë së Tiranës dhe disa prej tyre do t’i nënshtrohen ekzaminimeve teknike, pasi dyshohen të kenë bërë modifikime në sistemin e shpejtësise dhe pamjes së jashtme, mjete sportive.