☁️
Tiranë 33°C · Vranët 25 June 2026
S&P 500 7,385 ▲0.36%
DOW 52,442 ▲1.14%
NASDAQ 25,404 ▼0.28%
NAFTA 70.42 ▲0.11%
ARI 4,017 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $59,544 ▼ -3.07% ETH $1,570 ▼ -4.85% XRP $1.0421 ▼ -3.5% SOL $66.1800 ▼ -4.31%
S&P 500 7,385 ▲0.36 % DOW 52,442 ▲1.14 % NASDAQ 25,404 ▼0.28 % NAFTA 70.42 ▲0.11 % ARI 4,017 ▲0.2 % S&P 500 7,385 ▲0.36 % DOW 52,442 ▲1.14 % NASDAQ 25,404 ▼0.28 % NAFTA 70.42 ▲0.11 % ARI 4,017 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
25 Jun 2026
Breaking
Kosova

​Gazi amerikan, Haxhiu: Çështja nuk është “po” apo “jo”- duhen diskutime

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se çështja e gazit amerikan nuk është çështje e përgjigjeve ‘po’ ose ‘jo’.

Haxhiu tha se për këtë temë është shumë e rëndësishme që të ketë diskutime në nivel të institucioneve përgjegjëse, teksa shtoi se Kosova asnjëherë nuk u ka thënë ‘jo’ projekteve që janë në interes publik.

“Shikoni, sa i përket kësaj çështje, unë mendoj që a duhet Kosova ta pranojë apo jo gazin, nuk është çështje e përgjigjeve po ose jo. Mendoj që është shumë e rëndësishme që të ketë diskutime në nivel të institucioneve përgjegjëse, në nivel të ekspertëve, në mënyrë që të diskutohet për përfitimet, për koston që ndërlidhet në raport me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe për aspekte të tjera të cilat u takojnë ekspertëve të fushës që të merren me këto. Kosova asnjëherë nuk ka thënë jo projekteve që janë në të mirën e interesit publik, në të mirën e Republikës së Kosovës, qytetarëve të saj. Mirëpo për tema të tilla duhet që të ketë diskutime serioze”, tha Haxhiu, raporton KosovaPress.

Tutje, kryetarja e Kuvendit tha se Kosova nuk ia ka mbyllur derën diskutimeve serioze për çështjen e gazit dhe se janë të hapur që ta diskutojnë këtë temë.

“Ne nuk ia kemi mbyllur derën diskutimeve serioze, jemi të hapur që të diskutojmë për këtë. Ministrja Rizvanolli ka diskutuar për këtë çështje dhe po punon në këtë drejtim, prandaj le t’i japim mundësinë institucioneve përgjegjëse që të japin përgjigjen finale për këtë. Në qoftë se Kosova, Republika e Kosovës sheh një zgjidhje tjetër si një zgjidhje më të mirë, atëherë pse duhet që të kritikohet dhe pse duhet që qeveria apo institucionet e Republikës së Kosovës të konsiderohen antiamerikane. Institucionet e Republikës së Kosovës punojnë për interesat e qytetarëve dhe natyrisht mbështesin projekte që janë në favor të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve. Mirëpo kjo nuk ishte dashur me u pa si antiamerikanizëm dhe mendoj që me këtë qasje nuk po i ndihmojmë as Republikës së Kosovës, por as partneritetit”, tha Haxhiu. /KP/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.