Rajoni

Gazprom do të investojë 3.2 miliardë dollarë në Rrjedhën Turke në 2018

Gjiganti rus i gazit, Gazprom, planifikon të investojë 182.4 miliardë rubla (3.2 miliardë dollarë) këtë vit në projektin e gazsjellësit “Rrjedha Turke”, njoftoi zëvendëskryetari i kompanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Aleksander Medvedev, nënkryetari i komitetit drejtues tha se në vitin 2018 kompania do të dyfishojë investimet e saj në Rrjedhën Turke, krahasuar me vitin e kaluar.

Ai tha gjithashtu se kompania do të shpenzojë 114.5 miliardë rubla në Nord Stream II, e cila do të transportojë 55 miliardë metra kub gaz rus në Gjermani në vit.

Medvedev rikujtoi se kompania ka shpenzuar rreth 92.8 miliardë rubla në Rrjedhën Turke vitin e kaluar.

Linja e parë e projektit të gazit natyror Rrjedha Turke do të arrijë në bregun turk në maj të këtij viti dhe do të jetë në shërbim në fund të vitit 2019.

Projekti Rrjedha Turke përbëhet nga dy linja, prej të cilave e para do t’i shërbejë Turqisë me një kapacitet prej 15.75 miliardë metra kub ndërsa linja e dytë është planifikuar të jetë në shërbim të Evropës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button