☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.77 ▼0.07%
ARI 4,650 ▲1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $77,831 ▲ +8.25% ETH $2,396 ▲ +5.04% XRP $1.3824 ▲ +19.23% SOL $91.5300 ▲ +4.91%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.77 ▼0.07 % ARI 4,650 ▲1.72 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.77 ▼0.07 % ARI 4,650 ▲1.72 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Kosova

Gjashtë shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK

Në Klinikën e Gjinekologjisë po vazhdon intervenimi me metodën e fertilizimit të asistuar mjekësor, ku gjatë katër muajve të këtij viti, përmes analizave janë konfirmuar 6 shtatzëni. Për një vit, në këtë repart u trajtuan 1367 paciente.

Mes qindra konsultave që kryhen paraprakisht, nga to intervenimit i nënshtrohen vetëm disa gra.

Kësisoj, të njëjtat, trajtimin për Fertilizimin e Asistuar Mjekësor, që njihet si IVF, po e marrin në klinikën e Gjinekologjisë.

Nga janari deri në fillim të këtij majit, janë kryer gjashtë transfere, të cilat deri më tani kanë rezultuar pozitive, por që duhet ende kohë për t’u konfirmuar plotësisht.

Për to foli drejtori i klinikës, Zef Ndrejaj.

“Deri tash në këtë vit i kemi gjashtë transfere që presim vazhdimin e shtatzënive të mbara sepse konfirmimin e shtatzënive e kemi por vetëm me analizë por vazhdimi i shtatzënisë është pak më problem te këto mosha”, u shpreh Ndrejaj për Dukagjinin.

Ndrejaj tha se një numër i madh pacienteve janë të moshave nga 40 deri në 45 vjeç.

“E kemi një numër pra 136 paciente që trajtohen mbi 40 vjeçe e që mosha është kryesorja për një shtatzëni të mbarë pastaj kemi një numër tjetër prej 36 vjeç e që janë diku 134 paciente që trajtohen”, deklaroi Ndrejaj.

Ndërkohë drejtori bëri të ditur se për tentimin e tretë për fertilizim të asistuar, pacientët duhet të paguajnë një shumë të të hollave.

“Dy tentimet e para janë pa asnjë kosto janë falas, ndërsa në tentimin e tretë, të katërt do të ketë një kosto, por s’është caktuar ende meqë nuk kemi pas raste”, tha ai.

Përgjatë vitit paraprak, në repartin e IVF-it në Gjinekologji janë regjistruar 1,367 paciente./Tv Dukagjini

– YouTube youtu.be

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.