🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,444 ▼ -0.35% ETH $2,245 ▼ -0.02% XRP $1.2478 ▼ -0.46% SOL $95.8500 ▼ -1.14%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Gjashtë të akuzuar për barrikadat në veri, sot mbahet seanca gjyqësore

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet sot seanca gjyqësore në rastin e barrikadave të vendosura në veri të Kosovës në dhjetor të vitit 2022.

Në këtë rast janë të akuzuar Dushan Maksimoviq, Milosh Radosavljeviq, Nemanja Joloviq, Dushan Drobaq, Srdjan Vuçiniq dhe Nenad Orloviq.

Seanca e shqyrtimit fillestar, e caktuar në muajin korrik, ishte shtyrë pasi në gjykatë nuk ishin paraqitur dy nga të akuzuarit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, gjashtë të akuzuarit dyshohen se kanë organizuar dhe ngritur barrikada në komunat veriore të Kosovës.

Prokuroria pretendon se ata, në bashkëkryerje dhe duke përdorur forcë e dhunë, kanë penguar institucionet e Kosovës në ushtrimin e autoritetit shtetëror dhe në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se rrugët kryesore ishin bllokuar me kamionë të ngarkuar me zhavorr, ekskavatorë, autoambulanca, autobusë dhe automjete të tjera.

Barrikadat u ngritën në dhjetor të vitit 2022, në një periudhë tensionesh të larta në veri të Kosovës të lidhura me vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet e hyrje-daljes për qytetarët serbë.

Serbët lokalë kishin kundërshtuar zbatimin e vendimit për targat e automjeteve dhe kishin bllokuar rrugët që çonin drejt pikave kufitare në Jarinj dhe Bërnjak.

Në ngritjen e barrikadave kishte ndikuar edhe arrestimi i ish-policit serb, Dejan Pantiq, në dhjetor të vitit 2022. Komuniteti lokal kishte kërkuar lirimin e tij dhe garanci për sigurinë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.