Gjendet në Liqenin e Shkodrës trupi i peshkatarit nga Vranji i Tuzit, Stanko Pajoviq
Zhytësit gjetën sot në Liqenin e Shkodrës trupin e pajetë të Stanko Pajoviqit, peshkatar nga lagjja Vranj e komunës së Tuzit, i cili kërkohej që nga e shtuna në mbrëmje, siç njofton Vijesti.
Gjetjen e trupit e konfirmoi për TV Vijesti Danilo Mijajloviq, nga Qendra Rajonale e Zhytjes në Bijela, zhytësit e së cilës e nxorën trupin nga ujërat e liqenit, pranë vendit të quajtur Zbelj, ku peshkatari ishte parë për herë të fundit.
Sipas familjarëve, të cilët folën dje për TV Vijesti, Pajoviqi kishte dalë të shtunën në orën 09:00 për peshkim. Kontakti i fundit me të ishte rreth orës 14:00, ndërsa vetëm dy orë më vonë telefoni i tij rezultonte i fikur, gjë që ngriti alarmin në familje dhe te banorët e zonës.
Në operacionin e kërkimit morën pjesë, përveç zhytësve, edhe zjarrfikësit-shpëtues të Kryeqytetit dhe të Tuzit, punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe banorë të zonës, ndërsa sot hapësira e liqenit u mbikëqyr edhe nga një helikopter i Ushtrisë së Malit të Zi.
Kërkimi u vështirësua ndjeshëm nga kushtet e motit: uji i liqenit ishte i turbullt, ndërsa niveli i tij ishte rritur për shkak të reshjeve të ditëve të fundit, siç njofton Vijesti.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.