Kronika
Gjendet trupi i 44-vjeçarit që humbi jetën nga përmbytjet
Është gjetur sot në afërsi të Hidrocentralit të Ulzës trupi i pajetë i 44 – vjeçarit Xhevahir Ndoj.
Ai humbi jetën tre ditë më parë, në fshatin Plan i Bardhë, pasi dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit teksa lëvizte me automjetin e tij.
Trupit i 44 – vjeçarit u gjet nga banorët e zonës.
Shirat e rrëmbyer të tre ditëve më parë i morën jetën 3 personave.