☁️
Tiranë 29°C · Vranët 20 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $80,333 ▼ -1.12% ETH $2,573 ▼ -2.65% XRP $1.3743 ▼ -3.27% SOL $107.9900 ▼ -3.56%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
20 Sht 2026
Breaking
Kronika

Gjendet trupi i pajetë i Arjan Salës i cili mbeti brenda magazinës së djegur në qendrën tregtare

Është gjetur trupi i viktimës që mbeti brenda magazinës së djegur të qendrës tregtare.
Pas 60 orë kërkimesh nga zjarrfikësit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm, 1.300 minuta zjarrfikësit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.

Dyshohet se në momentin e zjarrit 32-vjeçari ka hyrë brenda për të nxjerrë punonjësit e tjerë jashtë magazinës, por fatkeqësisht ka mbetur vetë brenda. Të vetmet gjëra që i kanë rezistuar zjarrit kanë qenë strukturat prej metali që shërbenin për të mbajtur materialet. Pikërisht këto materiale lehtësisht të djegshëm, kanë bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi të madhe dhe të vazhdojë për rreth 60 orë.

Trupi i Arjan Salës, nuk ishte djegur plotësisht, por vetëm këmbët. Ndërkohë, sipër tij mësohet se janë gjetur rroba të lagura, që dyshohet t’i kenë rënë sipër nga presioni i ujit që hidhnin zjarrfikësit. Pranë trupi të Arjan Salës janë gjetur edhe dy fikse zjarri, të cilët i riu kishte marrë me vete në momentin që ishte futur për të shuar vatrën e zjarrit të rënë brenda magazinës.

Zjarri ra pasditen e të mërkurës. Ndërsa roja i sigurisë Arjan Sala u fut mes flakëve duke shpëtuar të gjithë punëtorët, por vetë nuk mundi të dal duke u bllokuar brenda dhe duke dhënë jetën në krye të detyrës. Ndërkohë ka qenë xhaxhai i viktimës ai i cili ka identifikuar trupin dhe më pas është dërguar në morg për të bërë ekspertizën e plotë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.