🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,609 ▼0.62%
DOW 52,456 ▼0.22%
NASDAQ 26,064 ▼1.02%
NAFTA 103.65 ▲3.6%
ARI 4,314 ▼2.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $78,216 ▲ +1.85% ETH $2,510 ▲ +1.34% XRP $1.3966 ▲ +4.28% SOL $101.5300 ▲ +1.55%
S&P 500 7,609 ▼0.62 % DOW 52,456 ▼0.22 % NASDAQ 26,064 ▼1.02 % NAFTA 103.65 ▲3.6 % ARI 4,314 ▼2.15 % S&P 500 7,609 ▼0.62 % DOW 52,456 ▼0.22 % NASDAQ 26,064 ▼1.02 % NAFTA 103.65 ▲3.6 % ARI 4,314 ▼2.15 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

Gjermanët e Lindner marrin lejen për hotel në Rinas

Tirana Business Park kompania më e madhe gjermane që ka investuar drejtpërdrejt në tregun e pasurive të paluajtshme në vendin tonë ka marrë miratimin për të vijuar me ndërtimin e një hoteli brenda kompleksit të saj në zonën e Rinasit. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit janë miratuar të paktën dy leje për këtë kompani ku njëra është zhvillimi dhe tjetra ndërtimi.

Leja e parë është zhvillimi për objektin: “ Tirana Residential & Business Park për një zonë të re me përdorim miks në Tirana Business Park, Rruga e Rinasit, Bashkia Vorë”, me subjekt zhvillues “Tirana Business Park” sh.p.k. Leja e dytë është ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i MK-Hotel Tirana”, me vendndodhje brenda kompleksit Tirana Business Park, Bashkia Vorë, me subjekt zhvillues “Tirana Business Park” sh.p.k.

Tirana Business Park kontrollohet nga grupi gjerman Lindner dhe në masterplanin e saj fillestar parashikonte ndërtimin në zonën e Rinasit të 17 ndërtesave brenda një kompleksi me një hapësirë prej 110 mijë m2. Në strukturën e ndërtesave sipas planit janë parashikuar 15 ndërtesa për zyra përfshirë ato të shitjes dhe mjediset e rekreacionit, dy ndërtesa parkimi, 9400 pozicione zyrash, njësi për shtije, akses në infrastrukturën teknike.

Sot në këtë zonë janë të ngritura të paktën tre nga ndërtesat dhe që sipas faqes online njihen si ndërtesa 5 me hapësirë për zyra prej 8650 metra/katror. Kjo ndërtesë është në formë H-je dhe është struktura më e madhe e ndërtuar në fazën 1. Më pas vjen ndërtesa 6 e cila përcveç pjesës së zyrave përfshin edhe dyqane, kafe dhe njësi të tjera. Godina tjetër është ajo 7 e cila është përballë me rrugën e Rinasit, ka një formë U-je dhe akomodon 710 punonjës .

Projekti për Tirana Bussines Park nisi në vitin 2008 me blerjen e tokës dhe vijoji për disa vite me procedurat e tjera deri në vitin 2015 kur ishte hapjen e madhe për klientin e parë në këtë zonë biznesi.

Viti 2017 ishte viti i parë kur kompania Tirana Business Park arriti të siguronte fitim pas disa vitesh operimi. Fitimi para tatimit vitin e kaluar ishte 360 milionë lekë ndërkohë që në vitin 2016 kompania pati një humbje 208 milionë lekë gati dy herë më të lartë sesa në vitin 2015 kur humbja ishte 106 milionë lekë.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.