🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.26 ▼7.55%
ARI 3,957 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,982 ▼ -0.9% ETH $2,257 ▲ +0.2% XRP $1.2511 ▲ +0.53% SOL $92.1500 ▼ -1.23%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼7.55 % ARI 3,957 ▲1.48 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼7.55 % ARI 3,957 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
03 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Dobrindt: Incidenti me dron në aeroport skenar sulmi hibrid

BERLIN, 6 gusht /ATSH-DPA/ – Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, e ka cilësuar incidentin me dron në aeroportin e Lajpcigut si një “skenar sulmi hibrid”, duke e konsideruar atë një ngjarje shumë serioze për sigurinë.

Duke folur në një konferencë për shtyp në aeroport, Dobrindt tha se autoritetet duhet ta trajtojnë rastin si një incident të rëndë sigurie.

Ai theksoi se hetimet janë ende në zhvillim për të zbuluar llojin e lëndës shpërthyese, mënyrën e ndërtimit të dronit, origjinën e tij dhe personat përgjegjës.

Fluturimet në aeroportin e Lajpcigut u pezulluan përkohësisht gjatë natës pasi u zbulua një dron që mbante një pajisje shpërthyese.

Sipas burimeve të sigurisë, droni u gjet pranë një avioni transportues ukrainas “Antonov AN-124 Condor”.

Specialistët e policisë e sekuestruan dronin dhe, pasi e ekzaminuan me rreze X, arritën të çaktivizonin në mënyrë të sigurt pajisjen shpërthyese.

Ministri theksoi se, megjithëse raportimet për dronë pranë aeroporteve nuk janë të pazakonta, prania e një droni të pajisur me eksploziv përfaqëson një nivel të ri dhe shumë më të madh kërcënimi për sigurinë publike dhe atë ajrore.

Autoritetet gjermane vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar autorët e mundshëm. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.