⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,007 ▼ -0.45% ETH $2,244 ▼ -0.28% XRP $1.1661 ▼ -3% SOL $89.9600 ▼ -0.98%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Merz: Fitorja e AfD-së në Saksoni-Anhalt do të shkaktonte dëme të mëdha

BERLIN, 31 gusht /ATSH-DPA/ – Një fitore për Alternativën e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) në Saksoni-Anhalt do t’i shkaktonte shtetit lindor dëme serioze, tha kancelari Friedrich Merz, një javë para se votuesit të shkonin në qendrat e votimit në ato që mund të jenë zgjedhje historike.

”Saksonia-Anhalt do të vuante probleme të konsiderueshme nëse AfD merr pushtetin”, tha Merz, duke paralajmëruar se investitorët ndërkombëtarë nuk do të kishin gjasa të hapnin vende të reja në një shtet të udhëhequr nga e djathta ekstreme.

“Ky është një vendim që votuesit në Saksoni-Anhalt duhet ta marrin. Vendi do të pësojë dëme të konsiderueshme nëse gjërat shkojnë ashtu siç kemi frikë tani se mund të ndodhin”, theksoi ai.

AfD nuk ka marrë kurrë pjesë në një koalicion qeverisës në 16 landet e Gjermanisë ose në qeverinë e saj federale, pasi të gjitha partitë e tjera kryesore refuzojnë të bashkëpunojnë me të, një politikë e njohur si “muri mbrojtës”.

Pavarësisht se dega e partisë në Saksoni-Anhalt është cilësuar si një rast i konfirmuar i ekstremizmit të krahut të djathtë nga shërbimi sekret vendas, ajo ka një shans serioz për të siguruar një shumicë të plotë në zgjedhjet e 6 shtatorit, pasi ka arritur rregullisht mbi 40% në sondazhe./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.