🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 14 August 2026
S&P 500 7,799 ▲0.65%
DOW 53,840 ▲0.13%
NASDAQ 26,803 ▲0.81%
NAFTA 82.19 ▲1.16%
ARI 4,410 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
₿ CRYPTO
BTC $62,805 ▼ -1.5% ETH $1,874 ▼ -0.79% XRP $1.0044 ▼ -0.83% SOL $75.5800 ▼ -0.74%
S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 82.19 ▲1.16 % ARI 4,410 ▼0.24 % S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 82.19 ▲1.16 % ARI 4,410 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
14 Aug 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Merz mbështet nismën e Lituanisë për armët bërthamore

BERLIN, 3 korrik /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi sot se e sheh me respekt propozimin e Lituanisë për të hequr ndalimin kushtetues mbi vendosjen e armëve bërthamore në territorin e saj.

Pas takimit në Berlin me liderët e shteteve baltike, Merz tha se kjo është para së gjithash një çështje politike që i takon Lituanisë, por shtoi se nisma tregon sa seriozisht e percepton vendi kërcënimin nga Rusia.

“Jo vetëm që nuk kam arsye ta kritikoj këtë, por e vlerësoj me respekt gatishmërinë e Lituanisë për të mbrojtur vendin e saj dhe territorin e NATO-s”, u shpreh Merz.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, propozoi këtë javë një ndryshim kushtetues për të hequr ndalimin e vendosjes së armëve bërthamore në territorin lituanez.

Ai tha se vendi synon të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për parandalimin bërthamor dhe të bëhet pjesë integrale e këtij mekanizmi të NATO-s.

Lituania, e cila kufizohet me enklavën ruse të Kaliningradit dhe me Bjellorusinë e konsideron veten veçanërisht të kërcënuar nga Rusia.

Megjithatë, aktualisht nuk ka plane konkrete për vendosjen e armëve bërthamore në territorin e saj.

Sipas raportimeve jozyrtare, armë bërthamore amerikane janë të dislokuara aktualisht në shtatë vende të NATO-s; Gjermani, Belgjikë,

Holandë, Itali dhe Turqi në kuadër të programit të ndarjes bërthamore të aleancës, ndërsa Britania e Madhe dhe Franca zotërojnë arsenalet e tyre bërthamore.

Edhe Polonia ka shprehur interes për t’u përfshirë në sistemin e parandalimit bërthamor të NATO-s dhe po zhvillon bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë çështje./  /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.