🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.45 ▼0.01%
ARI 3,958 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,797 ▼ -1.83% ETH $2,252 ▼ -0.89% XRP $1.2505 ▲ +0.18% SOL $92.0500 ▼ -2.45%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.45 ▼0.01 % ARI 3,958 ▼0.29 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.45 ▼0.01 % ARI 3,958 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
03 Nën 2026
Breaking
Bota

Britania zgjat në 10 vjet afatin për qëndrimin e përhershëm të migrantëve

– Qeveria britanike ka njoftuar një reformë të re të sistemit të emigracionit, sipas së cilës shumica e migrantëve do të duhet të presin 10 vjet, në vend të pesë viteve aktuale, për të përfituar të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Brendshme britanike (Home Office), kuadri i ri, i quajtur “Earned Settlement” (Qëndrim i fituar), synon që marrja e statusit të qëndrimit të përhershëm të lidhet me kontributin ekonomik e shoqëror, sjelljen dhe respektimin e rregullave të emigracionit.

Reforma parashikon afate të ndryshme në varësi të kategorisë së migrantëve. Personat me të ardhura mbi 125 mijë paund në vit do të mund të aplikojnë pas tre vitesh, ndërsa ata që fitojnë mbi 50.271 paund në vit, si dhe disa profesionistë të shërbimeve publike, përfshirë mjekët, infermierët dhe mësuesit, do të ruajnë mundësinë e aplikimit pas pesë vitesh.

Për punonjësit e kujdesit social parashikohet gjithashtu një rrugë pesëvjeçare drejt qëndrimit të përhershëm, nëse plotësojnë kushtet e përcaktuara, përfshirë të ardhurat vjetore prej të paktën 25 mijë paundësh dhe respektimin e kushteve të vizës.

Ndër kriteret e reja për aplikantët përfshihen mungesa e precedentëve penalë, njohja e gjuhës angleze në një nivel të lartë, shlyerja e detyrimeve ndaj shtetit dhe kontributet e kërkuara në sistemin e sigurimeve kombëtare.

Qeveria britanike parashikon masa më të ashpra për personat që kanë shkelur rregullat e emigracionit, të cilët mund të përballen me një periudhë pritjeje prej të paktën 20 vjetësh. Për personat që kanë hyrë në mënyrë të parregullt në vend, përfshirë përmes kalimeve klandestine me varka të vogla, periudha mund të arrijë deri në 30 vjet.

Sipas qeverisë, rreth 500 mijë persona mund të duhet të presin më shumë se pesë vjet për të përfituar statusin e qëndrimit të përhershëm.

Rregullat e reja do të përcaktohen në momentin kur merret vendimi për aplikimin për qëndrim të përhershëm. Qeveria ka sqaruar se personat që e kanë përfituar tashmë këtë status nuk do ta humbasin atë si pasojë e reformës.

Njoftimi u bë nga ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, më 2 nëntor, ndërsa qeveria publikoi edhe rezultatet e konsultimit publik për reformën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.