🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼2.02%
DOW 49,097 ▼2.19%
NASDAQ 23,879 ▼2.25%
NAFTA 82.33 ▼0.13%
ARI 3,591 ▼2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $61,832 ▼ -3.31% ETH $1,753 ▼ -3.08% XRP $0.9552 ▼ -3.36% SOL $72.0500 ▼ -3.78%
S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.33 ▼0.13 % ARI 3,591 ▼2.55 % S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.33 ▼0.13 % ARI 3,591 ▼2.55 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Bota

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

BERLIN, 20 nëntor /ATSH-DPA/- Mijëra të rinj pritet të protestojnë sot në disa qytete të Gjermanisë, pas thirrjes së organizatës “Gen Z Takes Charge”, pothuajse tre javë pas protestave të para të mëdha, të zhvilluara nga gjenerata e re.

Protestuesit kërkojnë më shumë fonde për shkollat, mbështetje për personat që përballen me varësinë nga substancat, shërbime psikoterapie më të përballueshme dhe masa për uljen e kostos së jetesës.

Ata kundërshtojnë gjithashtu rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe kërkojnë veprime më të vendosura për mbrojtjen e klimës.

Paralelisht, Konferenca Federale e Nxënësve organizon sot pasdite, një protestë të veçantë pranë Portës së Brandenburgut në Berlin.

Sipas policisë, për këtë tubim janë regjistruar rreth 5 000 pjesëmarrës.

Kjo organizatë ka theksuar se distancohet nga organizatorët e lëvizjes “Gen Z Takes Charge” dhe se përqendrohet kryesisht te kërkesat për përmirësimin e sistemit arsimor.

Mes tyre janë rikonstruksioni i shkollave, shtimi i punonjësve socialë në institucionet arsimore, lehtësimi i ngarkesës së mësuesve dhe përfshirja e temave për mbrojtjen e klimës në programet mësimore.

Protesta e nxënësve mbështetet nga Këshilli Federal i Prindërve, sindikatat dhe organizatat mjedisore.

Protesta edhe kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Një tjetër grupim, i njohur si “Greva e shkollave kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak”, do të zhvillojë protesta më vete.

Ai kërkon ndalimin e menjëhershëm të kontrolleve që lidhen me rekrutimin në Forcat e Armatosura Gjermane, të njohura si Bundeswehr.

Protestat e organizuara nga grupet e ndryshme, do të nisin sot në mëngjes dhe do të vijojnë deri në orët e vona të pasdites.

Në protestat e organizuara nga “Gen Z Takes Charge” më 31 tetor, dhjetëra mijëra të rinj dolën në rrugët e qyteteve gjermane.

Tubimet ishin kryesisht paqësore, por gjatë mbrëmjes, pati edhe incidente të dhunshme në disa qytete, përfshirë Frankfurtin.

Në atë kohë, organizatorët deklaruan se ishin më shumë se 180 000 pjesëmarrës në aktivitetet e planifikuara në mbarë vendin. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.