🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼2.02%
DOW 49,097 ▼2.19%
NASDAQ 23,879 ▼2.25%
NAFTA 82.33 ▼0.13%
ARI 3,591 ▼2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $61,832 ▼ -3.31% ETH $1,753 ▼ -3.08% XRP $0.9552 ▼ -3.36% SOL $72.0500 ▼ -3.78%
S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.33 ▼0.13 % ARI 3,591 ▼2.55 % S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.33 ▼0.13 % ARI 3,591 ▼2.55 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

BRUKSEL, 20 nëntor /ATSH-DPA/- Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe kanë rënë dakord për disa nisma, që synojnë përmirësimin e marrëdhënieve mes tyre, 10 vjet pas referendumit për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja, njoftuan sot diplomatët dhe zyrtarët evropianë.

Marrëveshjet u arritën në prag të samitit BE-BM, që zhvillohet sot në Bruksel.

Ato parashikojnë lehtësimin e lëvizjes së të rinjve, reduktimin e kontrolleve tregtare dhe bashkëpunim më të ngushtë në politikat klimatike.

Një nga nismat kryesore është krijimi i një skeme të re mobiliteti, e cila do t’u mundësonte të rinjve nga Britania e Madhe dhe vendet e BE-së të udhëtojnë përtej Kanalit të La Manshit, për të studiuar ose punuar në vendet e njëri-tjetrit, pa iu nënshtruar kërkesave aktuale për viza.

Kjo do të lehtësonte shkëmbimet arsimore dhe profesionale mes të rinjve.

Palët kanë rënë dakord gjithashtu të heqin disa kontrolle dhe dokumente administrative për tregtinë e produkteve me origjinë shtazore dhe bimore.

Kjo masë synon të thjeshtojë qarkullimin e produkteve bujqësore dhe ushqimore mes dy tregjeve.

Një tjetër pikë e marrëveshjes lidhet me sistemet e çmimit të karbonit.

BE-ja dhe Britania e Madhe synojnë të lidhin skemat e tyre për vendosjen e një çmimi mbi emetimet e gazrave ndotës, me qëllim që në të ardhmen të njohin reciprokisht lejet e emetimit.

Megjithatë, zbatimi i këtyre nismave varet nga arritja e një marrëveshjeje për uljen e tarifave të shkollimit për studentët e BE-së që ndjekin universitetet britanike.

Të dyja palët synojnë të arrijnë një marrëveshje për këtë çështje brenda gjashtë muajve të ardhshëm.

Universitetet britanike aplikojnë tarifa shumë më të larta për studentët ndërkombëtarë, ku përfshihen edhe shtetasit e vendeve të BE-së, krahasuar me tarifat që paguajnë studentët britanikë.

Marrëveshjet synojnë të afrojnë sërish palët në fusha me interes të përbashkët, pa nënkuptuar rikthimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian.

Vendi u largua zyrtarisht nga unioni në vitin 2020, pas referendumit të vitit 2016. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.