🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼2.02%
DOW 49,097 ▼2.19%
NASDAQ 23,879 ▼2.25%
NAFTA 82.33 ▼0.13%
ARI 3,591 ▼2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $61,832 ▼ -3.31% ETH $1,753 ▼ -3.08% XRP $0.9552 ▼ -3.36% SOL $72.0500 ▼ -3.78%
S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.33 ▼0.13 % ARI 3,591 ▼2.55 % S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.33 ▼0.13 % ARI 3,591 ▼2.55 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Bota

NJU JORK – Melania Trump në premierën e serialit që rrëfen jetën e saj si Zonjë e Parë

– Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, mori pjesë dje në mbrëmje në premierën botërore të serialit të saj të ri dokumentar, “Melania, The Series”, organizuar në Qendrën “Lincoln”, në Nju Jork, sipas “The New York Post”.

Seriali me dy episode u prezantua në sallën “Alice Tully”, një ditë përpara publikimit në platformën “Prime Video”, ku do të jetë i disponueshëm në më shumë se 240 vende dhe territore.

Melania Trump u shfaq në tapetin e zi të ceremonisë, ku morën pjesë edhe ish-prokurorja e përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, ish-këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë Kellyanne Conway, regjisori Brett Ratner dhe figura të tjera të njohura.

Duke folur për projektin, Melania Trump e cilësoi realizimin e serialit si një përvojë emocionuese, por njëkohësisht kërkuese.

Ajo theksoi se për herë të parë, ishte përfshirë drejtpërdrejt në të gjitha fazat e prodhimit, që nga ideja fillestare deri te muzika, montazhi dhe fushata promovuese.

“Gjithçka që shihni është ideja ime”, u shpreh ajo para gazetarëve, duke nënvizuar përfshirjen e saj në çdo aspekt të projektit.

“Melania, The Series” synon të sjellë rrëfime dhe aspekte më pak të njohura të jetës së Zonjës së Parë, duke u përqendruar veçanërisht te periudha pas inaugurimit të dytë të presidentit Donald Trump, në janar 2025.

Seriali përbëhet nga dy episode. I pari, me titull “Family & Trust” (Familja dhe besimi), trajton përgatitjet e Melania Trump për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë si Zonjë e Parë, si dhe sfidat që lidhen me mbrojtjen e familjarëve dhe njerëzve të afërt, ndërsa përballet me përgjegjësitë e rolit të saj.

Episodi i dytë, “Pride & Honor” (Krenaria dhe nderi), ndjek periudhën menjëherë pas inaugurimit dhe paraqet synimet dhe angazhimet, që ajo vendos të ndërmarrë në funksion të rolit të saj publik.

Melania Trump kishte paralajmëruar më herët se seriali do të ishte ndryshe nga dokumentari i saj i parë, “Melania”, i publikuar në janar 2026, i cili ndiqte 20 ditët përpara inaugurimit të dytë të bashkëshortit të saj.

Sipas saj, prodhimi i ri përmban më shumë biseda të drejtpërdrejta me të dhe përgjigje për pyetje personale që, nuk i kishte trajtuar më parë publikisht.

Regjisori i serialit është Brett Ratner, ndërsa Melania Trump dhe këshilltari i saj i lartë, Marc Beckman, janë producentë ekzekutivë.

Presidenti Donald Trump nuk mori pjesë në premierë, pasi po kthehej në SHBA pas takimeve dhe samiteve të zhvilluara në Azi.

Në këtë mënyrë, seriali i ri vjen pas dokumentarit të parë për jetën e Melania Trump dhe synon t’i japë publikut një vështrim më personal mbi përvojën e saj, në Shtëpinë e Bardhë dhe angazhimet si Zonja e Parë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.