🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼2.02%
DOW 49,097 ▼2.19%
NASDAQ 23,879 ▼2.25%
NAFTA 82.33 ▼0.13%
ARI 3,591 ▼2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $61,832 ▼ -3.31% ETH $1,753 ▼ -3.08% XRP $0.9552 ▼ -3.36% SOL $72.0500 ▼ -3.78%
S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.33 ▼0.13 % ARI 3,591 ▼2.55 % S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.33 ▼0.13 % ARI 3,591 ▼2.55 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

UASHINGTON, 20 nëntor /ATSH-DPA/- Këshilltari kryesor i presidentit amerikan Donald Trump për sigurinë kibernetike, Sean Cairncross, do të largohet nga detyra pas një seri ndërprerjesh dhe problemesh teknike, që kanë prekur shërbime dhe institucione të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Largimi i tij u konfirmua nga një zyrtar i administratës amerikane.

Cairncross ishte propozuar nga presidenti Trump dhe pozicioni i tij ishte miratuar nga Senati në gusht 2025.

Në vend të tij pritet të emërohet Kirsten Davies, e cila më parë ka drejtuar sektorin e sigurisë kibernetike në Departamentin amerikan të Mbrojtjes.

Lajmi për pasardhësen e mundshme u bë i ditur nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, në një reagim dje në rrjetin social X.

Në cilësinë e drejtorit kombëtar për sigurinë kibernetike, Cairncross këshillonte presidentin për politikat që lidhen me mbrojtjen e sistemeve digjitale dhe të dhënave, si dhe për hartimin dhe zbatimin e strategjisë amerikane në këtë fushë.

Ai ka shërbyer gjithashtu si këshilltar në Shtëpinë e Bardhë, gjatë mandatit të parë të Trump.

Gjatë periudhës së fundit, në SHBA janë regjistruar një sërë ndërprerjesh teknike, që kanë prekur shërbime të rëndësishme, përfshirë postën elektronike Outlook të Microsoft-it, Administratën Federale të Aviacionit (FAA), Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA) dhe disa banka.

Zyrtarët amerikanë janë përpjekur vazhdimisht të qetësojnë publikun, duke deklaruar se deri tani nuk ka prova, që këto ndërprerje të jenë shkaktuar nga sulme kibernetike.

Duke iu referuar dy burimeve që nuk janë identifikuar me emër, media amerikane “Axios” raportoi se Cairncross nuk dëshironte të qëndronte në këtë detyrë edhe për dy vjet të tjera dhe kishte vendosur të largohej, për t’i dhënë presidentit Trump mundësinë të emëronte një pasardhës.

Çështja e emërimit të drejtuesit të ri lidhet edhe me zhvillimet politike në Senatin amerikan.

Në janar, kontrolli i kësaj dhome të Kongresit pritet të kalojë te demokratët, ndërsa kandidatura e pasardhësit të Cairncross duhet të marrë miratimin e Senatit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.