☁️
Tiranë 14°C · Vranët 21 April 2026
S&P 500 7,109 ▼0.24%
DOW 49,443 ▼0.01%
NASDAQ 24,404 ▼0.26%
NAFTA 85.85 ▼1.8%
ARI 4,809 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $75,868 ▲ +2.29% ETH $2,316 ▲ +2.11% XRP $1.4308 ▲ +2.13% SOL $85.6500 ▲ +2.07%
S&P 500 7,109 ▼0.24 % DOW 49,443 ▼0.01 % NASDAQ 24,404 ▼0.26 % NAFTA 85.85 ▼1.8 % ARI 4,809 ▼0.4 % S&P 500 7,109 ▼0.24 % DOW 49,443 ▼0.01 % NASDAQ 24,404 ▼0.26 % NAFTA 85.85 ▼1.8 % ARI 4,809 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
21 Apr 2026
Breaking
Politika

Gjermania “nuk e njeh” Shqipërinë, vetëm 1-0 ndaj Irlandës së Veriut

Shpresuam shumë te një Gjermani e “furishme”, që nuk do të tregonte aspak mëshirë ndaj Irlandës së Veriut dhe kësisoj do të mund të ndihmonte në distancë kombëtaren kuqezi të Shqipërisë, për të lënë një kundërshtar më shumë të drejtpërdrejtë pas shpinës së saj në garën për të zënë një nga 4 vendet e më të mirave të të tretave në grupe.

Por Gjermania krijoi shumë raste, disa prej të cilave u ndalën nga portieri irlandezo-verior e disa të tjera nga shtylla e traversa e ekipit kundërshtar. Një ekip që pak tregoi se kishte të bënte me atë që u shpall kampion bote 2 vite më parë në Brazil, edhe pse në të drejtën e saj bëri thjesht detyrën duke fituar 1-0 dhe duke siguruar vendin e parë në grupin e saj, e duke lënë pas Poloninë edhe pse me pikë të barabarta.

Ndeshja ndaj Irlandës së Veriut nisi me një “breshëri” rastesh nga të besuarit e Joachim Loë, por golin e parë gjermanët e gjetën në minutën e 30 me anë të Mario Gomezit, pas një kombinimi të bukur mes Ozil, Muller dhe sulmuesit të Beshiktashit. Me këtë rezultat i mbyll pjesa e parë, edhe pse mund të ishin shënuar të paktën edhe dy apo 3 gola të tjerë. Për fatin e keq të Shqipërisë, kjo nuk ishte dita më e mirë për gjermanët.

Edhe pjesa e dytë vijoi me të njëjtën këmbëngulje nga ana e kampionëve të botës, ndërsa Irlanda e Veriut u mbyll e tëra në mbrojtje, teksa i kishte bërë mirë llogaritë dhe “kënaqej” edhe nëse do të mposhtej minimalisht nga Gjermania, por me siguri do t’i ketë ende sytë nga sfidat e mbetura për të parë nëse do të mund të sigurojë një vend mes 16 më të mirëve të raundit të ardhshëm, ku do të luhen sfida me eliminim të drejtpërdrejtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.