☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,670 ▲0.61%
DOW 52,298 ▲0.16%
NASDAQ 26,160 ▲0.79%
NAFTA 102.01 ▼1.22%
ARI 4,027 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,916 ▼ -0.92% ETH $2,313 ▼ -1.78% XRP $1.2918 ▼ -0.68% SOL $100.2800 ▼ -1.48%
S&P 500 7,670 ▲0.61 % DOW 52,298 ▲0.16 % NASDAQ 26,160 ▲0.79 % NAFTA 102.01 ▼1.22 % ARI 4,027 ▲0.48 % S&P 500 7,670 ▲0.61 % DOW 52,298 ▲0.16 % NASDAQ 26,160 ▲0.79 % NAFTA 102.01 ▼1.22 % ARI 4,027 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Kosova

​Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe institucionet për mungesë të llogaridhënies, derisa asnjë zyrtar i pushtetit nuk ka ofruar dorëheqje pas tragjedisë.

Gjini e ka quajtur Kurtin “mashtrues të tmerrshëm”, duke e kritikuar për ligjëratën mbi mënyrën se si duhet të funksionojë shteti dhe përgjegjësitë institucionale, gjashtë vjet pas ardhjes së tij në pushtet.

“6 vjet pasi ka ardhur në pushtet, Kurti mbajti ligjëratë se si duhet të jetë shteti, e cilat duhet të jenë përgjegjësitë. Mashtrues i tmerrshëm”, ka shkruar Gjini.

Ai ka theksuar se, gati 24 orë pas tragjedisë që tronditi vendin, askush nga pushteti nuk ka dhënë llogari dhe nuk është ofruar asnjë dorëheqje, qoftë edhe për arsye të moralit institucional.

Sipas Gjinit, në vend të marrjes së përgjegjësisë, përfaqësuesit e pushtetit po sillen sikur të mos ishin vetë në qeverisje, duke ua bartur fajin të tjerëve dhe duke tentuar të ndërtojnë skenarë absurdë.

“Ky është dështim me adresë të qartë”, ka theksuar ai.

Kryetari i Aleancës ka nënvizuar se asnjë rrethanë nuk mund ta legjitimojë krimin dhe se autori duhet të marrë dënimin maksimal, por ka insistuar se kjo nuk e përjashton përgjegjësinë e udhëheqësve shtetërorë dhe të institucioneve që dështuan ta mbrojnë jetën e një qytetareje.

“Askush, në asnjë rrethanë, nuk e legjitimon krimin, dhe autori duhet të marrë dënimin më maksimal. E kemi thënë të parët. Por përgjegjësia mbetet tek udhëheqësit e shtetit dhe institucioneve”, ka shkruar Gjini.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.