☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 84.69 ▲0.36%
ARI 4,552 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $69,737 ▲ +8.48% ETH $2,259 ▲ +18.18% XRP $1.1092 ▲ +10.56% SOL $85.6200 ▲ +11.31%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.69 ▲0.36 % ARI 4,552 ▲0.14 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.69 ▲0.36 % ARI 4,552 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Premier League

Gjithçka në duart e avokatëve, City dhe Chelsea bisedime për të gjetur një marrëveshje për Maresca

Manchester City është në bisedime me Chelsea për gjetjen e një gjuhe të përbashkët, që ka të bëjë me një kompensim financiar që klubi londinez kërkon për të lënë të lirë Enzo Maresca. Trajneri italian, i shkarkuar më herët këtë sezon, është ende nën kontratë me “blues”.

Një marrëveshje është në duart e avokatëve përkatës të secilit klub. Enzo Maresca u largua nga Chelsea me tre vjet e gjysmë të mbetura në kontratën e tij në janar. City shpreson për një marrëveshje këtë javë, ndërsa ata kërkojnë të emërojnë italianin si pasardhës të Pep Guardiola.

Marrëveshja trevjeçare e propozuar e Maresca nuk është rënë dakord ende plotësisht. Megjithatë, një kontratë pritet të finalizohet në ditët në vijim, pasi diskutimet përqendrohen rreth afatit kohor të emërimit të tij, përbërjes së stafit të tij dhe detajeve të tjera më të hollësishme.

Për italianin ky do të jetë një rikthim te Manchester City, ku kishte punuar si ndihmëstrajner i Pep, gjatë sezonit 2022/23 kur “citizens” fituan tripletën. Gjithsesi, bisedimet vijojnë ende dhe mësohet se më shumë bëhet fjalë për marrëveshje burokratike mes palëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.