Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 95.97 ▲2.36%
ARI 4,489 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,320 ▼ -4.02% ETH $1,880 ▼ -5.26% XRP $1.2466 ▼ -1.75% SOL $75.3300 ▼ -5.53%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.97 ▲2.36 % ARI 4,489 ▼0.67 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.97 ▲2.36 % ARI 4,489 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Gjuha shqipe sërish temë në Kuvend, Mickoski, Bexhetit: Njerëzit në shekullin 21 kanë shkuar në Mars, ju merreni me populizëm të imët

Çështja e gjuhës shqipe është bërë sërish temë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, për të cilën këtë herë në seancën për pyetje të deputetëve, kanë diskutuar deputeti i BDI-së Blerim Bexheti dhe kryeministri Hristijan Mickoski. Ky i fundit duke iu përgjigjur Bexhetit në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe, tha se "në shekullin 21 njerëzit kanë shkuar në Mars, ndërsa BDI tenton që me populizëm të fitojë pikë politike".

Çështja e gjuhës shqipe është bërë sërish temë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, për të cilën këtë herë në seancën për pyetje të deputetëve, kanë diskutuar deputeti i BDI-së Blerim Bexheti dhe kryeministri Hristijan Mickoski. Ky i fundit duke iu përgjigjur Bexhetit në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe, tha se “në shekullin 21 njerëzit kanë shkuar në Mars, ndërsa BDI tenton që me populizëm të fitojë pikë politike”.

“Njerëzit në shekullin 21 në Mars kanë shkuar, ndërsa ju tentoni me populizëm të vogël të fitoni ndonjë pikë, ndërsa humbni. Mendoni se do të bëni diçka për ju dhe partinë tuaj. Kjo ka mbaruar, po ua them unë. Kjo është Maqedoni e re, në të cilën çdo qytetar kontribuon dhe mundohet në mënyrë të barabartë”, tha mes tjerash Mickoski.

Ai gjithashtu theksoi se nuk ka asgjë kundër gjuhës shqipe, duke shtuar se nuk do të lejojë që BDI të luajë në tema etnike dhe populiste.

“Askush nuk është kundër përdorimit të gjuhëve në Maqedoni që përdoren nga pjesë të popujve në territore të caktuara ose në të gjithë territorin, në këtë rast gjuha shqipe, as që e ka kontestuar ndonjëherë askush këtë. Do të jap një shembull, dje Presidenti i Konfederatës Zvicerane ishte mysafir, dhe ndërsa foli dhe u drejtua në anglisht, në sfond kishte përkthim në maqedonisht dhe shqip. Kushtetuta thotë se gjuha e vetme në përdorim ndërkombëtar është maqedonishtja, kështu që kjo nuk na shqetësoi. Edhe fjalimi im u përkthye në shqip, kështu që nuk na shqetësoi dhe nuk do të na shqetësojë”, theksoi kryeministri Mickoski./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.