⛅
Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 92.82 ▲5.14%
ARI 4,144 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $82,670 ▼ -1.33% ETH $2,548 ▼ -1.29% XRP $1.4007 ▼ -3.55% SOL $114.2800 ▼ -2.9%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 92.82 ▲5.14 % ARI 4,144 ▲0.08 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 92.82 ▲5.14 % ARI 4,144 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Politika

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD-së për “ministren virtuale” Diella

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e 39 deputetëve të PD për të shpallur antikushtetuese emërimin e ministres virtuale Diella. “Kushtetuesja” argumenton se nuk ka kompetencë për ta shqyrtuar kërkesën e PD.

Njoftimi i plotë i “Kushtetueses“

“Gjykata Kushtetuese, në datën 26.05.2026, mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve çështjen me kërkues një grup prej 39 deputetësh të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (Kuvendi), në cilësinë e subjektit kushtetues jo më pak se një e pesta e deputetëve (kërkuesi), me objekt: “Shfuqizimi i nenit 2 të dekretit nr. 331, datë 12.09.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë “Për emërimin e Kryeministrit”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimi i nenit 1, pika 1, fjalia e dytë, të dekretit nr. 333, datë 15.09.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”.

Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot, në datën 08.10.2026, pasi shqyrtoi objektin e kërkesës, natyrën e thelbin e pretendimeve të parashtruara nga kërkuesi, si dhe prapësimet e subjekteve të interesuara, vërejti se:

Së pari, kjo është një çështje e re, për të cilën ajo nuk ka pasur qëndrime të mëhershme në kontekstin e inteligjencës artificiale.

Së dyti, përdorimi i inteligjencës artificiale nuk mund të ndryshojë rendin kushtetues dhe ligjor të ushtrimit të kompetencave publike, të përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Përdorimi i një mjeti teknologjik nuk mund të krijojë, zgjerojë, transferojë ose zëvendësojë këto kompetenca. Një kërkesë e tillë buron nga parimet e shtetit të së drejtës dhe të ligjshmërisë.

Së treti, në rastin konkret, kërkuesi ka pretenduar, në thelb, se përmes dekreteve të kundërshtuara, Presidenti ka krijuar një strukturë të re ministrore dhe i ka ngarkuar Kryeministrit një përgjegjësi që nuk buron nga Kushtetuta ose ligji, duke cenuar kompetencat kushtetuese të organeve të tjera dhe garancitë kushtetuese për emërimin e ministrit. Mbështetur mbi këto argumente dhe pavarësisht bazës ligjore të përzgjedhur nga kërkuesi, Gjykata e vlerësoi çështjen sipas natyrës dhe objektit të saj, duke analizuar kompetencat e saj të përcaktuara nga shkronjat “c”, “ç” dhe “e” të pikës 1 të nenit 131 të Kushtetutës.

Lidhur me shkronjën “c” të pikës 1 të nenit 131 të Kushtetutës, në parim kjo dispozitë i jep kompetencë Gjykatës për të vendosur për pajtueshmërinë e akteve normative të organeve qendrore dhe vendore me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare.

Në çështjen konkrete, Gjykata arrin në përfundimin se formulimi i kundërshtuar është i aftë të prodhojë një efekt juridik individual ndaj Kryeministrit, por nuk rezulton se ai ka efekt konstitutiv autonom për krijimin e kompetencave ose strukturave të reja dhe, në çdo rast, efekti i tij nuk ka karakter normativ. Për rrjedhojë, çështja nuk mund të shqyrtohet bazuar në nenin 131, pika 1, shkronja “c” të Kushtetutës.

Lidhur me shkronjën “ç” të pikës 1 të nenit 131 të Kushtetutës, në parim kjo dispozitë parashikon kompetencën e Gjykatës për mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve. Në çështjen konkrete, Gjykata çmon se ekzistenca e një mosmarrëveshjeje kompetencash me natyrë kushtetuese nuk varet vetëm nga qëndrimi i shprehur i organeve të përfshira se ato ndodhen në konflikt, por nga natyra e kompetencave të pretenduara dhe nga efekti që akti ose sjellja e një organi mund të ketë mbi sferën e kompetencave kushtetuese të një organi tjetër. Nga ana tjetër, çështja nëse kërkuesi konkret legjitimohet për të ngritur një mosmarrëveshje të tillë lidhet me legjitimimin e tij ratione personae, kriter të cilin ai nuk e përmbush, pasi nuk rezulton as subjekt në konflikt dhe as subjekt i cenuar drejtpërdrejtë prej tij. Për rrjedhojë, çështja nuk mund të shqyrtohet bazuar në nenin 131, pika 1, shkronja “ç” të Kushtetutës.

Lidhur me shkronjën “e” të pikës 1 të nenit 131 të Kushtetutës, në parim kjo dispozitë përcakton kompetencën e Gjykatës për çështje që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të funksionarëve të organeve të parashikuara në Kushtetutë, si dhe me verifikimin e zgjedhjes së tyre, ku përfshihet edhe organi kushtetues i ministrit. Në çështjen konkrete, Gjykata evidenton se, pavarësisht terminologjisë së përdorur në dekretet e kundërshtuara, nuk rezulton se kemi të bëjmë me një funksionar konkret kushtetues, zgjedhshmëria, papajtueshmëria ose zgjedhja/emërimi i të cilit mund të përbëjë objekt kontrolli sipas shkronjës “e” të pikës 1 të nenit 131 të Kushtetutës. Për rrjedhojë, Gjykata çmon se ajo nuk mund ta shqyrtojë çështjen as mbi këtë bazë.

Në përfundim, Gjykata me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.