⛅
Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 92.19 ▲4.43%
ARI 4,148 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $82,500 ▼ -1.43% ETH $2,537 ▼ -1.59% XRP $1.3975 ▼ -3.32% SOL $113.2100 ▼ -3.46%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 92.19 ▲4.43 % ARI 4,148 ▲0.18 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 92.19 ▲4.43 % ARI 4,148 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Kronika

U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Feta Matajn, bashkëshortin e ish-Drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj.

Ai u arrestua tri ditë më parë, pas zbulimit të mesazheve telefonike të shkëmbyera mes bashkëshortëve dhe denoncimit të punonjëseve të filialit të postës, që kanë deklaruar se i kërkohej shuma 25 mijë lekë në muaj nga Mataj.

Ish-drejtoresha Elisabeta Mataj u arrestua në muajin korrik, ndërkohë që pas një qëndrimi më shumë se dy mujor në paraburgim, prej 25 shtatorit ajo ndodhet në “Arrest shtëpie”.

Ajo akuzohet së bashku me dy punonjëse të tjera të institucionit për përvetësimin e fondit të pensioneve dhe ndihmës ekonomike në vlerën 69 milionë lekë të rinj, destinuar për degët e postës në Shijak dhe Krujë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.