⛅
Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 92.19 ▲4.43%
ARI 4,148 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $82,500 ▼ -1.43% ETH $2,537 ▼ -1.59% XRP $1.3975 ▼ -3.32% SOL $113.2100 ▼ -3.46%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 92.19 ▲4.43 % ARI 4,148 ▲0.18 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 92.19 ▲4.43 % ARI 4,148 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – OBSH: Më shumë se dy të tretat e të rinjve në Evropë kanë përjetuar trauma në fëmijëri

GJENEVË, 8 tetor /ATSH-ANSA/ – Më shumë se dy në tre të rinj të rritur në Evropë kanë përjetuar të paktën një përvojë të pafavorshme gjatë fëmijërisë, si abuzimi, dhuna në familje, neglizhenca, ndarja nga një prind apo jetesa me familjarë që kanë probleme të shëndetit mendor ose varësisë nga substancat.

Të dhënat dalin nga një studim i Zyrës Evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili përfshiu rreth 26 mijë të rinj të moshës 18 deri në 30 vjeç në 29 vende evropiane, mes tyre edhe Italia.

Sipas studimit, 22.2% e të anketuarve kanë përjetuar një përvojë të pafavorshme gjatë fëmijërisë, 23.9% kanë përjetuar dy ose tre, ndërsa 22.8% kanë përjetuar katër ose më shumë.

“Kur një fëmijë rritet në një mjedis të dhunshëm ose në një familje në krizë, nuk duhet të habitemi që këto përvoja e shoqërojnë atë në shkollë, në botën e punës dhe në marrëdhëniet me të tjerët edhe shumë vite më vonë”, deklaroi Natasha Azzopardi-Muscat, drejtore e Divizionit të Sistemeve Shëndetësore të OBSH-së për Evropën.

Ndarja ose vdekja e prindit, përvoja më e zakonshme

Sipas të dhënave, përvoja më e zakonshme traumatike gjatë fëmijërisë është ndarja ose vdekja e një prindi, e raportuar nga 39.2% e pjesëmarrësve.

Në vend të dytë është përjetimi i episodeve të dhunës në familje, me 35.2%, ndërsa 29.1% kanë deklaruar se kanë përjetuar abuzim seksual.

Më pas renditen:

– 25.5% kanë përjetuar probleme të shëndetit mendor brenda familjes;
– 22.1% kanë jetuar në një familje ku kishte probleme me abuzimin e substancave;
– 21.4% kanë përjetuar abuzim emocional;
– 13.2% kanë përjetuar neglizhencë;
– 12% kanë përjetuar abuzim fizik.

Pasojat mund të zgjasin edhe në moshë të rritur

Studimi tregon se përvojat e pafavorshme të fëmijërisë mund të lënë pasoja të rëndësishme edhe shumë vite më vonë.

Ndër personat që kanë përjetuar katër ose më shumë përvoja të tilla, 76.3% mendonin se gjatë vitit të fundit kishin pasur nevojë për mbështetje për shkak të vuajtjeve të shëndetit mendor.

Në mesin e atyre që nuk kishin raportuar asnjë përvojë të pafavorshme gjatë fëmijërisë, kjo përqindje ishte 36.7%.

Të rinjtë që raportojnë katër ose më shumë përvoja të tilla kanë gjithashtu një probabilitet gjashtë herë më të lartë për të përjetuar dhunë dhe dhjetë herë më të lartë për ta ushtruar vetë dhunën në moshë të re.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.