☁️
Tiranë 17°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 91.63 ▲0.37%
ARI 4,838 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $74,975 ▲ +1.35% ETH $2,353 ▲ +1.6% XRP $1.4059 ▲ +3.68% SOL $85.3500 ▲ +2.86%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.63 ▲0.37 % ARI 4,838 ▲0.3 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.63 ▲0.37 % ARI 4,838 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Kronika

Gjyqi i rrëmbyesve, kërkohet njoftimi i të shpallur në kërkim

Viktor Islami është i vetmi i arrestuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e 37-vjeçarit Ridvan Lamaj për fatin e të cilit prej më shumë se një viti nuk dihet asgjë.

Gjykata nuk e ka hapur dot procesin kundër të dyshuarit për shkak se duhet ezauruar njoftimi i të bashkëpandehurit me të, shtetasit Adrian Ogici. i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i Islamit.

Për Ogicin Gjykata e Krimeve të Rënda ka urdhëruar policinë të kryejë edhe njëherë kërkime në zonën e Sarandës dhe më pas do të vendoset gjykimi i tij në mungesë.

Dy të rinjtë janë nën akuzë nga Krimet e Rënda për rrëmbim dhe mbajtje peng në bashkëpunim të Ridvan Lamajt, baba i dy fëmijëve.

Sipas dëshmitarëve ai është parë për herë të fundit më 15 qershor 2015, kur është rrëmbyer me një automjet në qytetin e Sarandës dhe prej asaj dite nuk dihet më asgjë për të.

Prokuroria thotë se rrëmbimi i tij ka ndodhur për prishje të pazarave të drogës, aq më tepër që personat nën akuzë janë të skeduar në këtë fushë.

Lamaj, sipas hetimeve të kryera, ka qenë korrier droge duke punuar në favor të të pandehurve dhe sipas akuzës, rrëmbyesit kanë dyshuar se ai ishte implikuar në zhdukjen e një dërgese me kanabis.

Por ndërsa prokuroria ka ngritur vetëm akuzën e rrëmbimit, çështja e trafikimit të narkotikëve është pushuar. Gjithashtu, prokurorët nuk kanë ende të dhëna se çfarë ka ndodhur me Lamaj pas rrëmbimit.

Nga ana tjetër, Viktor Islami këmbëngul se nuk e njeh Ridvan Lamajn, deklaratë që hidhet poshtë nga familjarët e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.