Tiranë 34°C · Pjesërisht vranët 03 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.30 ▼0.57%
ARI 4,190 ▲1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
₿ CRYPTO
BTC $61,970 ▲ +1.27% ETH $1,734 ▲ +4.85% XRP $1.1049 ▲ +1.39% SOL $81.3300 ▼ -0.58%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.30 ▼0.57 % ARI 4,190 ▲1.55 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.30 ▼0.57 % ARI 4,190 ▲1.55 %
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
03 Jul 2026
Breaking
Politika

Gjyqi me Dadon, Veliaj në Administrative: Vendimi i GJK tregon mangësi serioze në paraburgimin tim

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, paraqiti këtë të premte në Gjykatën Administrative vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një zhvillim me rëndësi të drejtpërdrejtë për padinë e tij ndaj prokurorit Ols Dado.

Në fjalën e mbajtur gjatë seancës, Veliaj tha se vendimi i zbardhur një ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Gjykata e Lartë nuk kishte arsyetuar në mënyrë kushtetuese proporcionalitetin e masës së paraburgimit në raport me mandatin e tij si Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Sipas tij, Kushtetuesja ka evidentuar gjithashtu se pretendimet për cenimin e dinjitetit të tij, për shkak të mbajtjes në kabinën e xhamit gjatë proceseve gjyqësore, nuk ishin trajtuar në mënyrën e duhur.

Veliaj theksoi se një nga gjyqtaret e Gjykatës Kushtetuese ka arritur në përfundimin se, bazuar në provat e administruara, nuk rezulton të jetë arritur as standardi kushtetues i “dyshimit të arsyeshëm” se ai ka kryer vepër penale.

Ai deklaroi se këto konstatime nuk janë çështje abstrakte, pasi ndodhet prej 16 muajsh në paraburgim, ndërsa vetë Gjykata Kushtetuese, sipas tij, ka evidentuar mangësi serioze kushtetuese në mënyrën se si është justifikuar kufizimi i lirisë së tij.

Duke iu referuar padisë ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj u shpreh se procesi administrativ shkon përtej personave të përfshirë dhe ka rëndësi për funksionimin e shtetit të së drejtës.

“Ky nuk është një proces për emra të përveçëm. Ky është një proces për të përcaktuar nëse një person, ligjshmëria e emërimit të të cilit vihet seriozisht në diskutim, mund të ushtrojë kompetenca që ndërhyjnë deri në kufizimin e lirisë së një qytetari, në cenimin e dinjitetit të tij dhe në pamundësimin e ushtrimit të një mandati të fituar drejtpërdrejt nga vullneti demokratik i qytetarëve të Tiranës”, deklaroi ai.

Në përfundim, Veliaj bëri të ditur se ia vuri në dispozicion Gjykatës Administrative vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një element me rëndësi të drejtpërdrejtë për shqyrtimin e çështjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.