☁️
Tiranë 15°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,506 ▼0.59%
DOW 52,207 ▼0.35%
NASDAQ 24,983 ▼1.07%
NAFTA 86.15 ▼0.81%
ARI 4,037 ▼1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,368 ▼ -2.25% ETH $2,040 ▼ -4.64% XRP $1.0653 ▼ -3.26% SOL $82.6100 ▼ -4.98%
S&P 500 7,506 ▼0.59 % DOW 52,207 ▼0.35 % NASDAQ 24,983 ▼1.07 % NAFTA 86.15 ▼0.81 % ARI 4,037 ▼1.89 % S&P 500 7,506 ▼0.59 % DOW 52,207 ▼0.35 % NASDAQ 24,983 ▼1.07 % NAFTA 86.15 ▼0.81 % ARI 4,037 ▼1.89 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Gjyqi ndaj Izet Haxhisë, thirret në prokurori Sali Berisha dhe Ylli Rakipi

Prokuroria ka kërkuar thirrjen e 10 dëshmitarëve, për të hedhur dritë mbi vrasjen e Azem Hajdarit.  Në mesin e tyre është edhe ish-kryeministri Sali Berisha, Ylli Rakipi dhe Jaho Mulosmani të cilët janë thërritur për të dëshmuar lidhur me autorin e dyshuar Izet Haxhinë, shkruan portali Albeu.

Ndërkohë në seancën e radhës, mbrojtja e Izet Haxhisë pritet të paraqesë kërkesë në gjykatë për thirrjen si të pandehur të Sali Berishes, Jaho Mulosmanit, Zenel Nezës, dy motrat Aishe e Zylfie Haklaj, si dhe plakun e Haklajve, Muharrem Haklaj.

Mbrojtja do kërkojë edhe një material audio regjistrimi mes Fatmir Haklajt dhe Muharrem Haklajt, përmes së cilit pretendohet të arrihet në pafajësinë e Izet Haxhisë.

Kujtojmë se Haxhia ka qenë truproja i parë i Sali Berishes.

Në 2006-n, Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj të këtij viti ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.

Ditën e sotme vetë Izet Haxhia nuk ishte në seancë, por përfaqësohej vetëm nga avokati i tij Idajet Beqiri. Në seancën e radhës të datës 2 tetor ora 10.00, mbrojtësi ligjor i Izet Haxhisë do të paraqesë kërkesën e tij për pafajësinë e të pandehurit Izet Haxhia si dhe provat me dëshmitarë. Në bazë të tyre, sipas mbrojtjes, vërtetohet plotësisht se Izet Haxhia nuk është bashkëpunëtor në krimin e vrasjes së ish-deputetit Azem Hajdari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.