Glifadë: shpërthim në orët e para të mëngjesit jashtë një restoranti, formohet krater i vogël
Shpërthimi ndodhi rreth orës 04:20 në rrugën Fivis; nuk u gjetën mbetje mekanizmi shpërthyes, ndërsa hetimin e mori Drejtoria kundër Krimit të Organizuar
Një shpërthim tronditi në orët e para të mëngjesit zonën e Glifadës, në periferi të Athinës, jashtë një restoranti në rrugën Fivis, siç njofton gazeta greke Efsyn.
Sipas ERT-së, rreth orës 04:20 banorët e zonës njoftuan Policinë pas një zhurme të fortë që shqetësoi gjithë lagjen. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forca policie, si dhe një ekip i Departamentit për Neutralizimin e Mekanizmave Shpërthyes (TEEM).
Gjatë këqyrjes u konstatua se nga shpërthimi ishte formuar një krater i vogël jashtë restorantit, por nuk u gjetën mbetje të ndonjë mekanizmi shpërthyes. Nga shpërthimi u dëmtua dera kryesore e restorantit.
Hetimin paraprak për ngjarjen e ka marrë përsipër Drejtoria për Luftën kundër Krimit të Organizuar.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.