Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 12 June 2026
S&P 500 7,414 ▲0.27%
DOW 51,019 ▲0.34%
NASDAQ 25,837 ▲0.11%
NAFTA 86.82 ▼1.01%
ARI 4,211 ▲2.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,488 ▲ +1.13% ETH $1,667 ▲ +1.51% XRP $1.1346 ▲ +2.03% SOL $66.9600 ▲ +2.81%
S&P 500 7,414 ▲0.27 % DOW 51,019 ▲0.34 % NASDAQ 25,837 ▲0.11 % NAFTA 86.82 ▼1.01 % ARI 4,211 ▲2.36 % S&P 500 7,414 ▲0.27 % DOW 51,019 ▲0.34 % NASDAQ 25,837 ▲0.11 % NAFTA 86.82 ▼1.01 % ARI 4,211 ▲2.36 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Kronika

Goditja e dy grupeve kriminale / DOSJA: Vetëm në një vit iu kap 6.7 tonë kokainë! Punëtorët i çuan në Ekuador përmes&#

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka goditur dy kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në total janë lëshuar 20 masa sigurie, (15 arrest me burg e 5 arrest në shtëpi) mes tyre dhe ‘kokat’ e grupeve. Njëri prej tyre drejtohej nga Luçiano Koçeku e ndërsa tjetri nga Alfredo Hamzai. Porositës droge edhe Orgest Birçaj. Vetëm në vitin 2020, grupit iu kap 6.7 tonë kokainë.

Pjesë e këtyre grupeve kriminale, rezultojnë dhe biznesmenë të fuqishëm në Shqipëri, të cilët pastronin paratë e ardhura nga veprimtaria e paligjshme kriminale.

Alfredo Hamazi dhe Luçiano Koçeku janë dy ‘kokat’ e grupeve kriminale të goditura nga SPAK e të përfshira në aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike e të pastrimit të parave. Nga dosja hetimore që Report Tv disponon, rezulton se Koçeku dhe Hamzai kanë një ndërveprim të fortë, duke ndihmuar njëri-tjetrin në trafikun e kokainës, pastrimin e parave dhe për krahun e punës në laboratorë në Ekuador.

Në dosje thuhet se Hamzai nëpërmjet biznesmenit Orgest Birçaj, ka dërguar persona për të punuar në laboratorin në Ekuador. Ata janë dërguar nëpërmjet agjencisë së udhëtimit ‘Top Seven’ në pronësi të Birçaj.

Pjesë nga dosja

Aktiviteti është i shtrirë në disa vende, ku përveç aleancave dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit me grupe të ndryshme kriminale që operojnë në shtete të ndryshme (si hollandeze, belge, turke, izraelite, italiane, polake, braziliane, britanike, si dhe kartele të drogës nga Kolumbia, Paraguaji dhe Ekuadori), grupet kriminale shqiptare bashkëpunojnë mes tyre në këtë veprimtari, ose ndihmojnë njëri-tjetrin në procese të ndryshme, sipas njohjeve dhe lidhjeve që kanë në vendet ku transportohet lënda narkotike. Alfredo Hamzai, Luciano Koçeku, mundësojnë zinxhirë të ndryshëm të veprimtarisë kriminale duke patur kontroll të plotë si të burimit prej nga vjen lënda narkotike, të pikave se ku do të kalojë tranzit dhe më pas në transportimin drejt magazinave  tek përpunimi kimik ka pajisje gjurmuese të tjera veç atyre të vendosur nga ata; me transportin më pas nëpër Europë si Belgjikë, Hollandë, Itali, Mbretëri e Bashkuar.

Hamzai e Koçeku kanë bashkëveprim të vazhdueshëm, të cilët investojnë dhe shpenzojnë në lidhje me një laboratorë të ndodhur në Kolumbi e Ekuador, me përgjegjës shtetas shqiptar, i cili siguron furnizim, përpunim, rrugë transporti për shumë grupe kriminale shqiptare; përfshihen në trafikim të lëndëve narkotike nga këto shtete, e dokumentuar kjo me kapjen e sasisë prej 441 kg në Barcelonë Spanjë; përfshihen në përpunimin e lëndës narkotike në Belgjikë, me qëllim trafikimin më pas në vende të tjera; si dhe përfshihen në transportim të lëndëve narkotike nga këto shtete në drejtim të Evropës, duke ndarë fitimet dhe shpenzimet; ata ndihmojnë njëri-tjetrin në dërgimin e forcës punëtorë në laboratorin në  Ekuador, siç është rasti i personit nën hetim Dritan Aga, Arsen Gerbi dhe Muhamet Mersini; udhëtimi i cili organizohet nëpërmjet prerjes së biletave pranë agjensisë nëpërmjet personit nën hetim Orgest Birçaj, nëpërmjet shoqërisë “Top Seven” sh.p.k., me aktivitet ndër të tjera agjensi udhëtimi. Personi nën hetim Alfredo Hamzai dhe Luciano Koçeku për shkak të lidhjeve direkte me laboratorin e ndodhur në Ekuador e Kolumbi, konsiderohen si furnizues të lëndës narkotike, sipas kërkesave që kanë personat nën hetim O.S, Orgest Birçaj, Adrian e Elton Memeti; personi nën hetim Alfredo Hamzai, siguron informacione në lidhje me ngarkesat që kontrollohen dhe problematikat që ata kanë në trafikimin që vetë personat nën hetim kryejnë në kuadër të trafikimit të lëndës narkotike; ndërsa personi nën hetim O.S për shkak të lidhjeve që ai ka në Shqipëri ofron informacione nëse në Shqipëri ka të dhëna për personat nën hetim.

Nga ana tjetër sigurohet treg për shitje masive si dhe transport në vende të ndryshme të Evropës si në Itali nëpërmjet personave nën hetim Orgest Birçaj dhe O.S, të cilët kanë rrjetin e tyre të trafikimit, në Angli nëpërmjet personit nën hetim Luciano Koçeku dhe në Zvicër nga personat nën hetim Elton Memeti dhe Adrian Rama; ata sigurojnë lëndë narkotikë dhe transport për njëri-tjetrin sipas kërkesave të shpejta që ata, duke bashkëvepruar në mënyrë të qëndrueshme e të vazhdueshme në drejtim të veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndë narkotike.

Personi nën hetim Luciano Koçeku nga ana tjetër ka rrjetin e tij të trafikimit të lëndëve narkotikëve të drejtuar, pjesë e të cilit janë vëllëzerët e tij Luciano Koçeku të cilët veprojnë nën drejtimin e këtij të fundit kryesisht në Angli dhe Belgjikë si dhe personat nën hetim Astrit Vladi e Kastriot Vladi, si dhe persona të tjerë të paidentifikuar për të cilët po vijojnë hetimet. Personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale e njohin njëri-tjetrin; ndihmojnë njëri-tjetrin në veprimtarinë e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe ato organizohen në pastrimin e parave, si dhe ndihmojnë njëri-tjetrin me veprime aktive konkrete në këtë veprimtari të pastrimit të parave, duke gjeneruar dhe pastruar miliona euro nga kjo veprimtari kriminale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.