☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 95.10 ▲1.02%
ARI 4,122 ▼1.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,909 ▼ -1.53% ETH $2,426 ▼ -3.2% XRP $1.3245 ▼ -3.42% SOL $104.1700 ▼ -2.85%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.10 ▲1.02 % ARI 4,122 ▼1.33 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.10 ▲1.02 % ARI 4,122 ▼1.33 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Kronika

Gogu nxjerr prioritetet e drejtësisë për 2026: Alarm për evazionin fiskal, krimin kibernetik dhe pastrimin e parave me kript

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu prezanton rekomandimet e qeverisë para Prokurorit të Përgjithshëm, drejtuesit të SPAK si dhe drejtuesve të Prokurorive të rretheve.

Ai bëri të ditur se rekomandimet janë të strukturuara në tetë fusha prioritare, ndërsa vlerësoi rezultatet e arritura nga organet e drejtësisë gjatë vitit 2025.

Sipas ministrit, një nga treguesit më domethënës është fakti se 37% e procedimeve të SPAK-ut janë iniciuar me nismën e vetë strukturës, duke shënuar një rritje prej 19.8% krahasuar me më parë. Ndërsa çështjet e mbartura janë reduktuar me 78%.

“Rekomandimet janë të strukturuara në 8 fusha. Shifrat e 2025, nga SPAK shifra e parë që tërheq vëmendje, 37% e procedimeve janë nga vetë SPAK. Rritje me 19.8%, prokuroria që nis hetimet me iniciativën e vet. Çështjet e mbartura janë reduktuar 78%, BE reduktimin e backgolut e ka përparësi. Vlera e sekuestrimeve 33 milionë euro. Rekomandimet e 2026 adresohen aty ku ka hapësira për përmirësim. Hetimet financiare kanë nevojë për përmirësim”, u shpreh Gogu.

Ministri veçoi tre risi kryesore në rekomandimet për vitin 2026. Së pari, ai kërkoi një fokus më të madh te lufta kundër evazionit fiskal, duke e konsideruar atë jo thjesht një çështje tatimore, por një kërcënim për rendin ekonomik dhe konkurrencën e ndershme.

“Risitë e 2026 do i përmendja në tre shtresa, e para evazioni fiskal, nuk është thjesht çështje tatimore, themel i rendit ekonomik dhe konkurrencës së ndershme. Kjo do të kërkonte intensifikimin e hetimeve proaktive nga prokuroritë. E dyta, krimi kibernetik dhe format e reja të kriminalitetit. Pastrimi parave bëhet në kriptovaluta, mashtrimi bëhet online. Ndaj në rekomandimet e 2026 kërkojmë ngritjen e njësive të specializuara brenda prokurorisë. E treta, kriminaliteti rrugor”, theksoi ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.