🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,671 ▼0.17%
DOW 51,350 ▼0.26%
NASDAQ 26,798 ▼0.09%
NAFTA 90.32 ▲1.05%
ARI 4,220 ▲0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,444 ▼ -0.48% ETH $2,685 ▼ -0.75% XRP $1.5074 ▲ +0.27% SOL $119.0700 ▼ -0.24%
S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.32 ▲1.05 % ARI 4,220 ▲0.95 % S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.32 ▲1.05 % ARI 4,220 ▲0.95 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Kosova

Plantacionet me kanabis në Kliqinë dhe Sferkë, aktakuzë ndaj nëntë personave – njërit të pandehur i ishin gjetur edhe mbi 1 mijë euro të falsifikuara

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve E.M., E.E., E.I., K.Q., Sh.Xh., M.Q., I.B., L.H. dhe E.H., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe vepra të tjera penale.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, duke vepruar si anëtarë të një grupi, gjatë vitit 2024, në fshatrat Kliqinë dhe Sverkë të Komunës së Pejës, kanë kultivuar bimë narkotike të llojit kanabis sativa, me qëllim të prodhimit dhe shpërndarjes së narkotikëve.

“Në dy parcela janë kultivuar gjithsej 2,850 bimë kanabis sativa, ndërsa nga këto bimë është siguruar narkotik i llojit kanabis sativa në peshë të përgjithshme prej mbi 1,035 kilogramë e 712 gramë, e cila është sekuestruar nga Policia e Kosovës gjatë zbatimit të urdhërkontrollit më 27 shtator 2024.

Sipas aktakuzës, njërit prej të pandehurve i ishte premtuar shuma prej 15,000 eurosh për angazhimin në kultivimin e narkotikëve, ndërsa gjatë hetimeve, ndaj njërit prej të pandehurve janë gjetur dhe sekuestruar edhe 1,540 euro në kartëmonedha të falsifikuara, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim të futjes në qarkullim”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se nga veprimet hetimore rezulton se të pandehurit dyshohet se kanë ndërmarrë veprime për mbjelljen, kultivimin, tërheqjen, tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike, si dhe për sigurimin e vendeve dhe mjeteve të nevojshme për transportin e tyre.

Më 27 shtator 2024, gjatë zbatimit të urdhërkontrollit, Policia e Kosovës ka gjetur 2,850 bimë narkotike të llojit kanabis sativa dhe mbi 1,035 kilogramë e 712 gramë narkotikë, të cilat janë sekuestruar.

Përveç veprave penale që lidhen me narkotikët, njëri nga të pandehurit akuzohet edhe për veprën penale “Falsifikimi i parasë”, ndërsa një tjetër për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë AK-47, së bashku me municion.

Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale që lidhen me narkotikët dhe në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve ligjore ndaj personave që dyshohen për përfshirje në veprimtari të tilla. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.