☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,511 ▼0.57%
DOW 52,000 ▲0.64%
NASDAQ 26,376 ▼1.15%
NAFTA 75.80 ▲0.7%
ARI 4,342 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $64,850 ▼ -2.61% ETH $1,764 ▼ -2.76% XRP $1.1965 ▼ -3.78% SOL $72.2600 ▼ -3.45%
S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.80 ▲0.7 % ARI 4,342 ▼0.29 % S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.80 ▲0.7 % ARI 4,342 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Politika

Gonzato: Vetingu përfundoi me sukses, reforma në drejtësi hyn në një fazë të re sfidash

Procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri është përmbyllur zyrtarisht, ndërsa përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe institucioneve shqiptare theksuan se vendi po kalon tashmë në një fazë të re të reformës në drejtësi.

Në ceremoninë përmbyllëse, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, e cilësoi procesin e nisur nëntë vite më parë si një ndërmarrje të paprecedent në historinë institucionale të vendit. “Nëntë vite më parë Shqipëria nisi një rrugëtim të paprecedent për nga shtrirja, kompleksiteti dhe ambicia. Procesi kërkon guxim politik, qëndrueshmëri institucionale dhe angazhimin e të gjithë aktorëve të përfshirë”, deklaroi Gonzato.

Ambasadori i BE-së vlerësoi rolin e partnerëve ndërkombëtarë dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit gjatë gjithë procesit, duke deklaruar se Bashkimi Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë e kanë shoqëruar Shqipërinë gjatë gjithë këtij procesi përmes Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, duke ofruar ekspertizë, mbikëqyrje dhe mbështetje të vazhdueshme.

Duke iu referuar rezultateve të procesit, Gonzato tha se vetingu ka prodhuar “rezultate të prekshme dhe historike”, ndërsa shtoi se tashmë “janë përfunduar të gjitha çështjet në shkallë të parë dhe janë shqyrtuar përfundimisht të gjitha ankimet”.

Ai nënvizoi se qindra raste janë trajtuar sipas standardeve të integritetit dhe profesionalizmit, duke theksuar se “qindra raste janë vlerësuar sipas standardeve rigoroze të vlerësimit të pasurisë, integritetit dhe kompetencës profesionale, duke dëshmuar se askush nuk është mbi përgjegjësinë dhe llogaridhënien”.

Në fjalën e tij, Gonzato vlerësoi edhe institucionet e përfshira në proces, përfshirë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe Komisionerët Publikë. Ai u shpreh se “kjo arritje u përket institucioneve shqiptare që mbajtën mbi supe këtë përgjegjësi të jashtëzakonshme”, ndërsa veçoi se puna e gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kërkoi “ekspertizë juridike, por edhe integritet dhe pavarësi përballë një vëmendjeje të jashtëzakonshme publike”.

Duke folur për të ardhmen, ambasadori i BE-së theksoi se përfundimi i vetingut nuk shënon fundin e reformës në drejtësi, por fillimin e një etape të re.

Ai shtoi se sfida kryesore tashmë është konsolidimi i këtyre standardeve në praktikën e përditshme të sistemit gjyqësor, duke theksuar se “standardet e vendosura nga vetingu duhet të shndërrohen në tipare të përhershme të sistemit shqiptar dhe jo të mbeten thjesht kujtim i një periudhe të jashtëzakonshme”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.