⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,700 ▲1.73%
DOW 53,301 ▲2.92%
NASDAQ 25,857 ▲1.91%
NAFTA 90.18 ▼6.15%
ARI 4,066 ▲3.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,679 ▲ +4.19% ETH $2,439 ▲ +6.55% XRP $1.3142 ▲ +3.04% SOL $96.9100 ▲ +4.04%
S&P 500 7,700 ▲1.73 % DOW 53,301 ▲2.92 % NASDAQ 25,857 ▲1.91 % NAFTA 90.18 ▼6.15 % ARI 4,066 ▲3.18 % S&P 500 7,700 ▲1.73 % DOW 53,301 ▲2.92 % NASDAQ 25,857 ▲1.91 % NAFTA 90.18 ▼6.15 % ARI 4,066 ▲3.18 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Boterori

Gordon: Gjithnjë ka presion kur luan për Anglinë, të gjithë duan të luajnë e të shënojnë

Debutimi i Anglisë në Kupën e Botës do të jetë më 17 qershor, ndaj Kroacisë, ndaj skuadra vijon ende përgatitje për sfidën e parë. në miqësoren e fundit, “3 luanët” fituan 3-0 ndaj Kosta Rika dhe një nga golashënuesit ishte Anthony Gordon.

Lojtari, që vetëm pak ditë më parë u ble nga Barcelona, realizoi nga pika e bardhë. “Më pëlqen presioni i penalltive. Meqë Kane ishte larguar e shfrytëzova këtë mundësi dhe shënova”, deklaroi Gordon në një intervistë.

Anësori i ri i Barcelonës ishte një lojtar i shkëlqyer për ekipin e Anglisë të Thomas Tuchel, duke i dhënë asist Declan Rice përpara se të shënonte vetë. “Gjithmonë ka presion kur luan për Anglinë. Këtu ka lojtarë të shkëlqyer që presin të dalin nga stoli dhe të japin ndikimin e tyre“, tha Gordon.

Kur u pyet nëse mendonte se kishte bërë mjaftueshëm për të fituar një vend titullar kundër Kroacisë javën e ardhshme, ai tha: “Nuk e di. Nëse nuk mund ta përballosh këtë presion, atëherë je në nivelin e gabuar. Po luaj me lojtarë të mrekullueshëm, kështu që ata më bëjnë të dukem shumë më mirë.“


Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.