🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.84 ▼0.32%
ARI 4,131 ▲1.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,447 ▲ +2.91% ETH $2,418 ▲ +5.01% XRP $1.3101 ▲ +2.72% SOL $95.9000 ▲ +2.96%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.84 ▼0.32 % ARI 4,131 ▲1.42 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.84 ▼0.32 % ARI 4,131 ▲1.42 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, gjendet motori i autorëve! Ende asnjë gjurmë prej tyre

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët e grabitjes së argjendarisë në Kamëz, ngjarje e ndodhur më 5 gusht.

Dy persona, të maskuar dhe me kallashnikovë, hynë brenda në argjendari dhe arritën të merrnin me vete bizhuteri që e kalojnë vlerën e 1.5 milionë lekëve.

Policia e Tiranës ka zbuluar sot motorin e dyshuar se është përdorur nga grabitësit. Autorët dyshohet të jenë njohës të mirë të zonës. Referuar kamerave të sigurisë, grabitësit kanë shmangur lëvizjet nëpër rrugët kryesore. Pas ngjarjes ata janë larguar në drejtim të Institutit Bujqësor e më pas kanë humbur gjurmët nëpër rrugicat e lagjes.

Grupi hetimor ka dyshimet se një prej të përfshirëve në ngjarje, të ketë shkuar më parë si klient në argjendari, pasi kishin dijeni të plotë se ku ndodheshin bizhuteritë me vlerë të konsiderueshme. Nuk përjashtohet mundësia që ata të kenë pasur bashkëpunëtorë të tjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.